☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,831 ▲0.73%
DOW 51,538 ▲0.53%
NASDAQ 27,668 ▲0.7%
NAFTA 89.39 ▼0.04%
ARI 4,193 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,800 ▲ +0.49% ETH $2,701 ▼ -0.17% XRP $1.5106 ▲ +1% SOL $121.2000 ▲ +1.07%
S&P 500 7,831 ▲0.73 % DOW 51,538 ▲0.53 % NASDAQ 27,668 ▲0.7 % NAFTA 89.39 ▼0.04 % ARI 4,193 ▲0.87 % S&P 500 7,831 ▲0.73 % DOW 51,538 ▲0.53 % NASDAQ 27,668 ▲0.7 % NAFTA 89.39 ▼0.04 % ARI 4,193 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

Milatoviq pret që Mali i Zi ta nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në BE deri në verën e vitit të ardhshëm

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deklaroi se pret që vendi i tij ta nënshkruajë Traktatin e anëtarësimit me Bashkimin Evropian deri në verën e vitit të ardhshëm, pas së cilës do të vijojë procesi i ratifikimit në secilin shtet anëtar, siç raporton gazeta malazeze Pobjeda.

“Ajo që mendoj se do të ndodhë është që deri në verën e vitit të ardhshëm do të arrijmë ta nënshkruajmë Traktatin e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pas së cilës do të vijojë ratifikimi në secilin nga vendet anëtare”, citohet të ketë thënë Milatoviq.

Presidenti malazez theksoi se integrimet evropiane kanë një dimension teknik dhe një politik. Mali i Zi, sipas tij, vazhdon të përparojë në zbatimin e reformave, por vendimet përfundimtare për anëtarësimin i marrin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Pikërisht për këtë arsye i kushtoj kaq shumë vëmendje përmirësimit të imazhit të Malit të Zi në secilin nga vendet anëtare. Është Këshilli Evropian, i përbërë nga shtetet anëtare, ai që merr vendimin përfundimtar”, tha Milatoviq.

Ai kujtoi gjithashtu aktivitetin intensiv diplomatik të Malit të Zi dhe takimet me liderët evropianë, duke nënvizuar se Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor i mbajtur në Tivat përbënte një kthesë politike në rrugën evropiane të vendit. “Aktit i nënshkrimit të Traktatit të anëtarësimit mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian do të jetë në thelb kulmimi i madh i punës që kemi nisur gjatë viteve të fundit”, përfundoi presidenti malazez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.