☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,458 ▲0.7%
DOW 51,129 ▲0.67%
NASDAQ 26,126 ▲0.76%
NAFTA 87.94 ▼3.68%
ARI 4,357 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,185 ▼ -2.23% ETH $1,664 ▼ -0.94% XRP $1.1566 ▼ -0.23% SOL $65.6800 ▼ -1.28%
S&P 500 7,458 ▲0.7 % DOW 51,129 ▲0.67 % NASDAQ 26,126 ▲0.76 % NAFTA 87.94 ▼3.68 % ARI 4,357 ▼0.15 % S&P 500 7,458 ▲0.7 % DOW 51,129 ▲0.67 % NASDAQ 26,126 ▲0.76 % NAFTA 87.94 ▼3.68 % ARI 4,357 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Ministri Hoxha takohet me homologen irlandeze: Shqipëria hap ambasadë në Dublin

Marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Irlandës pritet të njohin një hov të ri. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar mjaft produktiv me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Irlandës, Helen McEntee.

Çështja kyçe e këtij takimi ka qenë njoftimi i vendimit të Qeverisë Shqiptare për hapjen e një përfaqësie të re diplomatike në Dublin.

Përmes një reagimi, ministri Hoxha ka zbardhur detajet e diskutimeve, duke vënë theksin te dialogu politik dhe partneriteti ekonomik.

“Një takim shumë produktiv me Helen McEntee, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Shqipërisë dhe Irlandës. Zhvilluam një shkëmbim konstruktiv mendimesh mbi objektivin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit praktik në një sërë sektorësh kryesorë. Ramë dakord mbi nevojën për të eksploruar mundësi konkrete për të forcuar partneritetin tonë ekonomik, me një fokus të veçantë në tregti, investime, turizëm, shërbime digjitale dhe inovacion”, u shpreh kreu i diplomacisë shqiptare.

Gjithashtu, Hoxha ka vlerësuar lart rolin e komunitetit shqiptar që jeton në Irlandë: Pata kënaqësinë të theksoja kontributin e vlefshëm të diasporës shqiptare në Irlandë, e cila vazhdon të shërbejë si një urë e rëndësishme midis ekonomive dhe shoqërive tona.

Në këtë kuadër, ministri njoftoi zyrtarisht hapin e rëndësishëm strategjik: Në këtë kontekst, e informova Ministren McEntee mbi vendimin e Qeverisë Shqiptare për të hapur një Ambasadë në Dublin në të ardhmen e afërt, një hap i rëndësishëm që do të thellojë më tej partneritetin tonë dypalësh dhe do të rrisë bashkëpunimin midis dy vendeve tona.

Një tjetër pikë me rëndësi gjatë bashkëbisedimit ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, ku Irlanda mbetet një zë i fuqishëm mbështetës, sidomos përpara marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së.

“Shpreha vlerësimin tonë të thellë për mbështetjen e palëkundur të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe për rrugën e anëtarësimit në BE të Shqipërisë, veçanërisht teksa mirëpresim Presidencën e ardhshme të Këshillit të BE nga Irlanda. Gjithashtu ndava një përditësim mbi progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke nënvizuar angazhimin tonë të fortë për të ruajtur ritmin e reformave, teksa përparojmë drejt fazës tjetër të negociatave, mbylljes së kapitujve”, nënvizoi Hoxha.

Në përfundim, dy ministrat ndanë të njëjtat qëndrime sa i përket sigurisë në kontinent, duke parë Ballkanin Perëndimor si një faktor kyç.

“Lidhur me zhvillimet rajonale dhe globale, ne riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Evropës, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor si një pjesë integrale e së ardhmes së saj”, përfundoi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.