☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,711 ▼0.42%
DOW 52,267 ▼0.4%
NASDAQ 26,184 ▼1.38%
NAFTA 101.43 ▼1.31%
ARI 4,034 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,138 ▲ +0.67% ETH $2,352 ▲ +0.74% XRP $1.2978 ▼ -1.14% SOL $101.7400 ▲ +0.7%
S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 % S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e Ministerialit për ​​rikthimin e terrorizmit politik me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç.

Të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha njoftoi se gjatë takimit ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

“Gjithashtu përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje, retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe që bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane. Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhimi në dialog të hapur, shikimi i njëri-tjetrit në sy, përballja me realitetin dhe adresimi i dallimeve me përgjegjësi“, shkruan Hoxha.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pasdeklaratës skandaloze të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviç, për “spastrim etnik” të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të enjten e 16 korrikut, Rama theksoi se Shqipëria ka reaguar zyrtarisht përmes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duke shtuar se një shtet që respekton veten nuk ka pse të përgjigjet ndaj çdo deklarate provokuese që vjen nga Beogradi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.