☁️
Tiranë 31°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,387 ▲0.38%
DOW 52,299 ▲0.87%
NASDAQ 25,443 ▼0.13%
NAFTA 71.58 ▲1.76%
ARI 4,055 ▲1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,986 ▼ -0.77% ETH $1,585 ▼ -2.32% XRP $1.0434 ▼ -1.67% SOL $66.9800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,387 ▲0.38 % DOW 52,299 ▲0.87 % NASDAQ 25,443 ▼0.13 % NAFTA 71.58 ▲1.76 % ARI 4,055 ▲1.16 % S&P 500 7,387 ▲0.38 % DOW 52,299 ▲0.87 % NASDAQ 25,443 ▼0.13 % NAFTA 71.58 ▲1.76 % ARI 4,055 ▲1.16 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

Ministri Hoxha vizitë në Nikozia: Presidenca qipriote e BE, mbështetje për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Nikozia të Republikës së Qipros, ku u prit nga presidenti Nikos Christodoulides, ministri i Jashtëm Costantinos Kombos dhe presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriou.

Vizita përkon me 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Qipros dhe vjen në fund të Presidencës qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit me Presidentin Christodoulides, ministri Hoxha përgëzoi Qipron për udhëheqjen e suksesshme të presidencës së BE-së gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Ai falënderoi Qipron për mbështetjen e palëkundur ndaj procesit të zgjerimit dhe në veçanti për mbështetjen e rrugës evropiane të Shqipërisë.

“Në një kohë pasigurie globale dhe sfidash sigurie në rritje, Qiproja avancoi një agjendë ambicioze për një Bashkim Evropian më elastik, strategjikisht autonom dhe me vizion. Shpreha mirënjohjen tonë për lidershipin e Qipros dhe angazhimin e saj për procesin e zgjerimit, sidomos për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi Hoxha.

Ministri Hoxha theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi strategjik kryesor i Shqipërisë, si nxitësi më i fortë për konsolidimin demokratik, transformimin institucional, modernizimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Në bisedimet me homologun qipriot Costantinos Kombos, të dy ministrat ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus tek ekonomia, tregtia, investimet, turizmi dhe arsimi.

Hoxha shprehu pritshmërinë për nisjen sa më shpejt të fluturimeve direkte Nikozia–Tiranë, të cilat pritet të rrisin ndjeshëm turizmin, biznesin dhe kontaktet njerëzore mes dy vendeve.

Nga Nikozia, Ministri Hoxha përsëriti qëndrimin se njohja e pavarësisë së Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e kanë bërë, nuk është vetëm çështje dypalëshe, por lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës evropiane, si dhe me parandalimin e ndikimeve destabilizuese nga aktorë të jashtëm.

“Ajo lidhet gjithnjë e më shumë me sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës sonë të përbashkët evropiane dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në parandalimin e ndikimeve të jashtme destabilizuese në rajon“, tha ministri i Jashtëm

Vizita u përmbyll me një takim me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriou, ku u diskutua roli i parlamenteve në avancimin e integrimit evropian dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, shkëmbimin e praktikave më të mira legjislative dhe mbështetjen e qeverisjes demokratike.

Vizita zyrtare e Ministrit Hoxha në Qipro thekson nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen konkrete të Qipros për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.