☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.77 ▼4.18%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,962 ▼ -0.07% ETH $2,286 ▲ +0.69% XRP $1.2485 ▼ -0.63% SOL $94.1300 ▼ -1.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave me Turqinë

Shqipëria dhe Turqia nënshkruan sot marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e Lejeve të drejtimit”, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të eliminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Takimi kishte në fokus diskutime në fusha me interes të përbashkët, si: avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes dy vendeve, rëndësia e përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimit rajonal dhe thellimi i ndërveprimit në organizata shumëpalëshe.

Që në nisje të fjalës së mbajtur në konferencën për shtyp, sa i përket takimit, Cakaj i shprehu mirënjohjen e tij absolute homologut turk, për mbështetjen e pakursyer e solidaritetin e plotë që Qeveria turke ka dhënë për Shqipërinë, që prej orëve të para pas goditjes së tërmetit dhe në vazhdimësi.

“Marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona janë të rrënjosura jo vetëm në lidhjet historike por edhe të mirë-vendosura në një rrafsh ndërveprimi intensiv dypalësh, bashkëpunimi konstruktiv në organizata ndërkombëtare e partneritet të qëndrueshëm në NATO”, theksoi Cakaj në fjalën e tij.

Gjithashtu, Cakaj shprehu vlerësim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës në kuadër të procesit të forcimit të pozicionit ndërkombëtar dhe anëtarësimit të organizatave shumëpalëshe.

Pas takimit, palët nënshkruan tre dokumente shumë të rëndësishëm.

Së pari, Marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e Lejeve të drejtimit”, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të eliminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Së dyti, Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Akademive Diplomatike për Shkëmbimin e Diplomatëve, që do të shërbejë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e mundësive të këmbimit të përvojave mes dy vendeve.

Së treti, ‘deklaratën e përbashkët’ ndërmjet dy ministrive që do të shërbejë për rritjen e përpjekjeve e bashkërendimin e qëndrimeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, dhunës ekstreme dhe terrorizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.