Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar në Tiranë, takime me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
Në axhendën e diplomatit izraelit janë parashikuar takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Në fokus të bisedimeve pritet të jetë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.