☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,773 ▼0.17%
DOW 53,564 ▼0.31%
NASDAQ 26,723 ▼0.02%
NAFTA 82.50 ▲0.12%
ARI 4,462 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,656 ▲ +0.9% ETH $1,899 ▲ +0.83% XRP $1.0000 ▼ -0.09% SOL $75.6200 ▲ +0.35%
S&P 500 7,773 ▼0.17 % DOW 53,564 ▼0.31 % NASDAQ 26,723 ▼0.02 % NAFTA 82.50 ▲0.12 % ARI 4,462 ▲0.56 % S&P 500 7,773 ▼0.17 % DOW 53,564 ▼0.31 % NASDAQ 26,723 ▼0.02 % NAFTA 82.50 ▲0.12 % ARI 4,462 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Ministri i Jashtëm: Protestat në Shqipëri nuk e shqetësojnë BE-në, nivel i lartë i lirisë së shprehjes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se protestat e zhvilluara në vend nuk përbëjnë, për momentin, shqetësim për shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

I pyetur nga gazetarja Flora McCarthy nga Dublini nëse Irlanda, e cila merr presidencën e radhës së BE-së muajin e ardhshëm, ka shprehur shqetësime për protestat në Shqipëri, Hoxha u shpreh se vendi po shihet pozitivisht në aspektin e lirisë së shprehjes.

“Shqipëria është në të gjitha lajmet për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në vendin tonë. Qytetarët po shfaqin qartazi idetë e tyre. Nuk besoj se për momentin është shqetësim për shtetet anëtare, sepse ata kanë besim tek vlerësimet e Komisionit Europian”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se në rast nevoje do të ketë komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Duke folur për vizitën e tij në Irlandë, ministri tha se ka diskutuar edhe për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar mbështetjen për këtë proces në kuadër të presidencës irlandeze.

Hoxha u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria mbështet qasjen e integrimit gradual, por jo si zëvendësim të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

“Shtetet kandidate po bëjnë reforma dhe presin që BE të mbajë zotimet. Integrimi gradual duhet të nënkuptojë akses para anëtarësimit, jo një sallë pritjeje apo një alternativë ndaj anëtarësimit”, tha ai.

Sipas ministrit, Shqipëria ka një objektiv ambicioz, por realist, për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE-në brenda vitit të ardhshëm, duke theksuar se edhe hapat e deritanishëm janë konsideruar të shpejtë dhe të suksesshëm në procesin e integrimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.