☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 86.21 ▲3.37%
ARI 4,505 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,600 ▲ +0.55% ETH $2,455 ▼ -0.16% XRP $1.3803 ▼ -0.8% SOL $103.9200 ▼ -1.16%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.21 ▲3.37 % ARI 4,505 ▼0.56 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.21 ▲3.37 % ARI 4,505 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën më të fundit me zjarret në vend, ku deri në orën 09:00 janë raportuar 31 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë.

Nga këto, 5 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa 5 të tjera janë nën mbikëqyrje të strukturave operacionale.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, ndërsa në terren janë përfshirë edhe 80 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore në mbështetje të operacioneve.

Vatra më problematike vijon të jetë në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku zjarri mbetet aktiv. Operacioni për shuarjen e flakëve po vijon me angazhimin e 15 forcave zjarrfikëse, 9 efektivëve të AdZM dhe 20 ushtarëve të Forcave të Armatosura. Sipas autoriteteve, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Dibër, aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre dhe Ballenjë, ndërsa zjarri në Sllatinë është izoluar dhe mbahet nën monitorim. Në Vajkal po punojnë 38 forca të MZSH dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Lundre pritet të angazhohen 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Po në Dibër, në zonën Bershi–Kurdari–Patinë, në bashkinë Klos, vijojnë të jenë aktive dy vatra zjarri në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

Në qarkun Korçë, situata në “Qafën e Lugut”, Vithkuq, raportohet nën kontroll dhe zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje. Edhe në qarqet Elbasan, ku vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë ende nën monitorim, nuk raportohet rrezik për banorët.

Ndërkohë, zjarri në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, i cili u vu nën kontroll gjatë ditës së djeshme, është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së strukturave vendore dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura.

Autoritetet bëjnë me dije se disa vatra të tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qarqet Tiranë, Durrës, Berat, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Vlorë dhe Korçë janë shuar ose nuk paraqesin rrezik, ndërsa monitorimi vijon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.