Ministria e Shëndetësisë: 21 të lënduar u mjekuan te Trauma, ja si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministris
Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe efektivët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta.
Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale.
Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.
Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:
* 10 protestues, mes tyre 3 të mitur;
Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.
Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.
– 1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)
– 2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)
– Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.