⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,674 ▼ -0.55% ETH $2,435 ▼ -0.7% XRP $1.3059 ▼ -2.49% SOL $104.9700 ▼ -1.39%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

“U kapën duke sulmuar me gurë e sende të forta”- Protesta e dhunshme, Policia: Arrestuam 10 persona, 22 të tjerë u proc

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona dhe ka nisur procedim penal për 22 të tjerë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Sipas policisë, gjatë tubimit u hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa u dëmtuan 8 punonjës policie.

Policia e Tiranës ka vijuar veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë, duke arrestuar në flagrancë 10 persona dhe duke proceduar penalisht 22 të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, personat e arrestuar janë të moshave 18 deri në 37 vjeç.

Ata dyshohet se kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. W., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;

-u proceduan penalisht 22 shtetas.

Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.