🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.33 ▼0.72%
ARI 4,137 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,300 ▼ -4.42% ETH $1,657 ▼ -6.14% XRP $1.1009 ▼ -4.55% SOL $69.0100 ▼ -7.27%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.33 ▼0.72 % ARI 4,137 ▼1.56 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.33 ▼0.72 % ARI 4,137 ▼1.56 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ministrja Ekonomi nga Sllovenia: Shtojmë aktivitetet në fushën e turizmit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, gjatë vizitës së saj në Slloveni, si pjesë e delegacionit zyrtar pjesëmarrës në Forumin Strategjik të Bled, kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është takuar me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë,  Zdravko Poçivalshek.
Ministrja vlerësoi faktin se kuadri ligjor i bashkëpunimit mes dy vendeve tona është i gjerë dhe i shtrirë në disa fusha të bashkëpunimit ekonomik. Ministrja vlerësoi memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar mes AIDA dhe SPIRIT në Qershor 2014, si një instrument që mund të nxisë shkëmbimet dhe tërheqjen reciproke të investimeve të huaja.
Duke folur për prezencën e biznesit slloven në Shqipëri dhe anasjellas, të dy ministrat ranë dakord se përpjekja duhet shoqëruar në aktivizimin më intensiv të aktiviteteve B2B. Kjo prezencë do të mund të bëhet edhe më e lehtë me zhvillimin e një takimi të ardhshëm mes dy dhomave të tregtisë.
Gjithashtu, ministrat diskutuan edhe për shtimin  aktiviteteve në fushën e turizmit.
Prezantimi në maj të këtij viti i “Shqipërisë Turistike” nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në prezencë të Tour Operatorëve dhe Agjencive Turistike sllovene në Ljubjanë, ndihmoi që të shpërndahej informacion mbi Shqipërinë mes sllovenëve, të cilët njihen si “traveler”.
Ministri Poçivalshek u angazhua se më shumë njohje të Shqipërisë si destinacion turistik do të mbështetet në të ardhmen nga ministria që ai drejton.
Ekonomi u angazhua që Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, së bashku me  AIDA do të mirëpresë dhe prezantojë përpara biznesit slloven të interesuar për të investuar në Shqipëri, të gjitha mundësitë që ekzistojnë në Shqipëri, duke i njohur si me kuadrin e ri ligjor edhe me mbështjen për iniciativat dhe me sektorët potencialë për investime.
Ministrja Ekonomi ka falënderuar Ministrin Poçivalshek për mbështetjen që Qeveria e Sllovenisë ka dhënë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në këtë kuadër, ministrja Ekonomi ka falenderuar edhe për gatishmërinë e palës sllovene për të bashkëpunuar në programet e financuara nga Bashkimi Europian, në fushat e sipërmarrjes, standardizimit dhe metrologjisë.
“Sllovenia ka qenë dhe mbetet një partnere e mirë për të gjitha hapat e hedhur nga Shqipëria drejt integrimit në familjen europiane, si edhe në përmirësimin e sipërmarrjes, tregtisë, lëvizjes së lirë të mallrave, legjislacionit tregtar, ndërmarrjet dhe politikat industriale, mbrojtjen e konsumatorit etj.
“Ndaj jam e sigurt që ky partneritet, do të vijojë dhe do të zgjerohet edhe në zbatimin e programeve të financuara nga Bashkimi Europian, pjesë e të cilit vendi juaj tanimë është prej vitesh” u shpreh ministrja Milva Ekonomi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.