☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 80.14 ▲2.38%
ARI 3,994 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,272 ▼ -1.34% ETH $1,836 ▼ -2.29% XRP $1.0823 ▼ -2.29% SOL $74.7200 ▼ -1.81%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 80.14 ▲2.38 % ARI 3,994 ▲0.05 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 80.14 ▲2.38 % ARI 3,994 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Politika

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Ministrja Ibrahimaj prezantoi skemën “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një program që synon të mbështesë bizneset shqiptare përmes lehtësimit të aksesit në financim, me qëllim rritjen e investimeve, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë në tregjet europiane.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj vuri theksin te rritja ekonomike e viteve të fundit dhe te nevoja për të mbështetur ndërmarrjet e reja që po shtohen në vend.

“Në vitet e fundit kemi parë një ekonomi që është rritur nga viti në vit me 4%, një ekonomi në të cilën numri i sipërmarrjeve rritet me norma dyshifrore. Kemi rreth 12 mijë sipërmarrje të reja, të cilat do të vazhdojmë t’i mbështesim.

Duam të jemi partner i rritjes së investimeve në çdo biznes. Ky program është bazuar në nevojat që tregu kishte. Aksesi në financa është një instrument thelbësor për rritjen e investimeve. Problematikat kryesore kanë qenë normat e larta të interesit, kolaterali dhe madhësia e biznesit. Për këtë kemi ndërtuar një program në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe sektorin bankar. Ne duam t’i japim mundësi sipërmarrjes shqiptare të zgjerojë aktivitetin dhe të rrisë standardet sipas kërkesave të tregjeve europiane.

Kredia është rritur për bizneset. Ka pasur më shumë financime në dispozicion. Vetëm 26 për qind e kredisë për biznese shkon për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Ne duam që të mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse përbëjnë mbi 88 për qind të punësimit. Pra, kanë një kontribut tepër të rëndësishëm në ekonomi. Ato duhet të fuqizohen nga ana teknologjike dhe ekonomike. Të gjitha bizneset të drejtohen në banka dhe të pyesin për nismën “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, u shpreh ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.