🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.79 ▲1.12%
ARI 4,184 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,416 ▲ +0.61% ETH $2,511 ▼ -0.08% XRP $1.3705 ▲ +0.32% SOL $107.1600 ▼ -0.93%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲1.12 % ARI 4,184 ▼0.15 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲1.12 % ARI 4,184 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

MINSK – Lukashenko: Bjellorusia dhe Rusia nuk planifikojnë sulm ndaj vendeve baltike dhe Polonisë

– Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, hodhi poshtë pretendimet për një sulm të mundshëm të Rusisë dhe Bjellorusisë ndaj vendeve baltike dhe Polonisë, duke deklaruar se Bjellorusia po përgatitet ushtarakisht për të parandaluar një luftë të mundshme, sipas “Euronews”.

“E kam thënë hapur dhe sinqerisht, po përgatitemi ushtarakisht për t’u mbrojtur dhe për të parandaluar shpërthimin e një lufte. Nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd”, deklaroi Lukashenko gjatë një takimi me përfaqësues të strukturave të sigurisë në Minsk.

Ai akuzoi mediet perëndimore se kanë nisur një fushatë duke pretenduar se Rusia mund të sulmojë vendet baltike, madje edhe Poloninë, nga territori i Bjellorusisë dhe në bashkëpunim me këtë të fundit.

Sipas Lukashenkos, vëmendja e shtuar e medieve ndaj zhvillimeve në Forcat e Armatosura bjelloruse, lidhet me kontrollet e shpeshta dhe intensive të gatishmërisë ushtarake që po zhvillohen në vend.

Ai theksoi se këto kontrolle nuk përbëjnë ndonjë situatë të jashtëzakonshme dhe se përgatitjet ushtarake synojnë të parandalojnë një konflikt të mundshëm.

Lukashenko pretendoi gjithashtu se Polonia dhe tri vendet baltike – Lituania, Letonia dhe Estonia – nuk kanë burime të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e tyre, veçanërisht në fushën ushtarake, duke sugjeruar se paralajmërimet për një kërcënim të mundshëm shërbejnë për të siguruar më shumë fonde.

Gjithashtu, presidenti bjellorus mohoi çdo përfshirje të vendit të tij, në incidentin e raportuar në kufirin me Letoninë.

Më herët, ministri i Brendshëm i Letonisë, Janis Dombrava, deklaroi se një grup personash të armatosur dhe të maskuar kishte kaluar kufirin letonezo-bjellorus.

Sipas tij, personat kishin dëmtuar pjesë të infrastrukturës kufitare dhe kishin vjedhur kamera të mbikëqyrjes me video, përpara se të ktheheshin në territorin e Bjellorusisë, para mbërritjes së patrullës kufitare letoneze.

Lukashenko i hodhi poshtë pretendimet për përfshirjen e Bjellorusisë, duke i cilësuar si të pabazuara dhe duke pretenduar se ato synojnë t’i sigurojnë Letonisë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh të shtuara të sigurisë në Evropën Lindore, ndërsa vendet e NATO-s po shprehin shqetësime për aktivitetet ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë pranë kufijve të tyre. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.