☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.67%
DOW 52,416 ▲0.1%
NASDAQ 26,509 ▲1.3%
NAFTA 99.73 ▼1.99%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,656 ▲ +0.69% ETH $2,342 ▲ +1.02% XRP $1.3245 ▲ +2.14% SOL $101.1100 ▲ +0.41%
S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Misioni i FMN-së në Tiranë, nis takimin me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj

mmmmMisioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Anita Tuludhar nisi të mërkurën takimet në Ministrinë e Financave , ku sipas burimeve do të priten nga kreu i këtij dikasteri Arben Ahmetaj.

Misioni i FMN-së gjatë 2 javëve të qëndrimit në Tiranë pritet të zhvillojnë takime me disa nga autoritetet shqiptare ku në fokus të bisedimeve këtë radhë është analizimi i sistemit të financave publike.

Vizita e misionit të FMN-së vjen pas miratimit të transhit të radhës të kredisë që bordi i FMN-së i miratoi qeverisë shqiptare. Axhenda e bisedimeve me qeverinë shqiptare përfshin edhe diskutimet mbi zhvillimet makroekonomike, prespektivën e rritjes dhe situatën fiskale. Por burimet thanë se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe struktura dhe qëndrueshmëria dhe menaxhimi i borxhit publik.

Në axhendën e takimeve do të jetë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko.

Diskutimet e misionit të FMN-së me qeverinë shqiptare pritet të zgjasin deri në datën 22 mars, ku paraprakisht në këtë datë është vendosur edhe mbajtja e konferencës së përbashkët për mediat.

Bordi i drejtorëve Ekzekutivë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi në datën 18 shkurt se ka miratuar rishikimin e pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes me Shqipërinë, duke i hapur rrugë disbursimit të këstit prej 72.4 milionë euro dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.