Mit e rebelë: 100 vjet Marylin Monroe
“Jeta nuk bëhet më e lehtë, je ti që bëhesh më e fortë.” Një ndër shprehjet e Marilyn Monroe, një prej figurave më ikonike të Hollivudit dhe simbol i përjetshëm i bukurisë dhe kinemasë botërore, lindi më 1 qershor 1926, në Los Anxheles. E lindur me emrin Norma Jean Mortenson, ajo kaloi një fëmijëri të vështirë, e rritur fillimisht larg nënës së saj dhe e vendosur në familje të ndryshme kujdestare.
Fillimisht, e angazhuar si modele, ajo u zbulua nga aktori Ben Lyon në moshën 20-vjeçare dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë amerikane. Karriera e saj u ndërpre në mënyrë tragjike në moshën 36-vjeçare, më 4 gusht 1962, në Los Anxheles, si pasojë e një mbidoze medikamentesh.
Vdekja e saj u cilësua zyrtarisht si “vetëvrasje e mundshme”, por rrethanat mbeten të paqarta dhe kanë nxitur shumë teori dhe spekulime të ndryshme ndër vite.
Me rastin e përvjetorit të 100-të të lindjes së saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera po zhvillohen ekspozita, dokumentarë dhe programe televizive për të nderuar figurën e saj.






Ajo që ra në sy ishte paraqitja e “1000 sozive” të trukuara dhe të veshura si ikona e Hollivudit Marilyn Monroe, që u mblodhën në Palm Springs për të përkujtuar atë që do të ishte përvjetori i 100-të i ikonës së bukurisë, duke shënuar një rekord botëror. Qyteti u mbush me veshje të bardha dhe paruke bionde platin për të treguar që edhe pas një shekulli, imazhi ikonik i Monroe vazhdon të frymëzojë njerëzit në të gjithë botën.
Në Palm Springs u organizua gjithashtu një festival filmash, ku janë shfaqur disa nga veprat më të njohura të saj, përfshirë “Some Like It Hot”, “Gentlemen Prefer Blondes” dhe “The Seven Year Itch”. Këto projeksione rikthejnë në vëmendje rolet që e shndërruan Monroe në një legjendë të kinemasë botërore.
Në Los Angeles është hapur ekspozita “Marilyn Monroe: Ikona e Hollivudit”, e cila paraqet objekte personale, dokumente dhe kujtime të rralla nga jeta e aktores.
Edhe në Itali po organizohen homazhe dhe programe speciale televizive, përfshirë transmetime filmash klasikë dhe dokumentarë kushtuar jetës së saj, si dhe ekspozita dhe përmbajtje arkivore në media publike dhe platforma digjitale.
Monroe la një përshtypje të tillë në botë, saqë njerëzit ende flasin për bukurinë e saj, mënyrën se si vishej, kujdesej për veten. Besohet se ishte një grua e keqkuptuar dhe komplekse në jetën e saj jashtë filmit dhe përse thjesht përshtatej me personazhet që luante në ekran. Ajo ishte e njohur për bukurinë e saj mahnitëse dhe ka zbukuruar shumë faqe të para. Shumë njerëz ende pyesin se si ajo e ruajti figurën e saj.
Klan News




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.