🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.19 ▲0.91%
ARI 4,241 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $85,424 ▲ +1.29% ETH $2,734 ▲ +0.02% XRP $1.5361 ▼ -0.43% SOL $122.4700 ▲ +1.31%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.19 ▲0.91 % ARI 4,241 ▲1.48 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.19 ▲0.91 % ARI 4,241 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Mitrovicë: Anulohet ekskursioni i maturantëve të Shkollës së Mjekësisë, drejtuesit takohen me komunarët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë e ka anuluar ekskursionin e klasave të 12-ta për në Shqipëri; shkolla thotë se s'ka marrë ende njoftim zyrtar

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Mitrovicë ka anuluar ekskursionin e maturantëve të Shkollës së Mjekësisë ‘Dr. Xheladin Deda’, i cili ishte planifikuar të nisej të mërkurën në mëngjes, siç njofton Klan Kosova.

Drejtoresha e shkollës, Drita Qamili, ka deklaruar për Klan Kosova se deri më tani nuk janë në dijeni për arsyet e anulimit, pasi shkolla ende nuk ka pranuar njoftim zyrtar me shkrim nga DKA-ja.

Për këtë çështje, drejtuesit e shkollës kanë zhvilluar një takim paraditen e sotme me zyrtarë komunalë për të gjetur një zgjidhje, raporton gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, nga Mitrovica.

Sipas tij, palët kanë vendosur në peshore argumentet e secilës anë lidhur me vendimin e marrë për anulimin e ekskursionit të klasave të 12-ta për në Shqipëri.

‘Anulimi është bërë mbrëmë pasdite, rreth një orë pasi ka përfunduar orari zyrtar i Komunës, mirëpo më shqetësuese se fakti për anulimin është vendimi që ka marrë Komuna e që daton 20 ditë më herët para se të dihej edhe operatori ekonomik’, deklaroi Tahiri për Klan Kosova.

Drejtori i Arsimit në Mitrovicë ka thënë shkurt për Klanin se ‘shkolla ka shkelur ligjin duke zgjedhur operatorin ekonomik më të shtrenjtë dhe duke mos i përfillur ofertat tjera me çmim më të lirë’.

Sipas gazetarit Tahiri, nuk dihet nëse Komuna do të lëshojë pe apo do të qëndrojë pas vendimit për ta anuluar ekskursionin dhe për të shpallur sërish konkurs për përzgjedhjen e një operatori tjetër ekonomik, pasi 175 euro, sipas drejtorit të Arsimit, janë të papërballueshme për ekonomitë familjare në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.