🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.60 ▼0.29%
ARI 4,132 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $75,224 ▼ -0.21% ETH $2,131 ▼ -0.79% XRP $1.1029 ▼ -1.58% SOL $86.7300 ▼ -1.3%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.60 ▼0.29 % ARI 4,132 ▲0.42 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.60 ▼0.29 % ARI 4,132 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Mitsotakis e ka humbur besimin te Rama”, Meçollari: Janë thyer marrëdhëniet diplomatike

Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me marrëdhëniet e

Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë pas takimit të dy kryeministrave në Athinë. Meçollari gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis lidhur më çështjen e detit ka humbur besimin për arritjen e marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama.

“Takimi të paktën në lidhje me çështjen e detit, sepse në fakt mënyra se si e trajtoi kryeministri ishte që jemi dakordësuar, kemi dakordësi, do të krijojmë përsëri shportën atë të vitit 2014-2015 ku do të jenë të gjitha çështjet. Dhe çështjen e deklaroi që në shtator do të mbyllet.

Pra e paraqiti si një dakordësi, por ditën tjetër dolën detajet. Ku qeveria greke deklaroi që nuk e ka prioritet çështjen e detit, por në fakt mbasi deklaroi që nuk e ka prioritet i vendosi dhe objektivin zotit Rama.

Duhet të kthehesh tek 2009 dhe këtu qëndron problemi, pse? Pse ky lloj mosdakordësie në çështjen e marrëveshjes detare? Thelbi është i thjeshtë, grekët, Mitsotakis ka humbur besimin në çështjen e marrëveshjes te kryeministri Rama. E ka humbur besimin që kryeministri Rama mund të mbajë dakordësinë e 20 tetorit të vitit 2020.

Në fakt ai nuk mund ta mbajë dot, nuk mund ta arrijë dot atë që ka rënë dakort në 20 tetor 2020 me Dendias-in në Tiranë. Çështja është që në këto gjashtë vite ai ka pretenduar tre katër herë që do të vijojë marrëveshja. Pra, në një farë mënyre i ka dhënë frymëmarrje, i ka premtuar qeverisë greke që ne do të vazhdojmë”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.