Mjekët e Spitalit të Traumës: Ja gjendja e të plagosurve
Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë komunikuar paraditen e sotme gjendjen e të plagosurve të mbrëmjes së djeshme në atentatin në Krastë të Elbasanit.
Në komunikimin me mediat, mjekët kanë bërë me dije se një nga të plagosurit, pasi gjendja është përmirësuar, ka lënë spitalin.
Ndërkohë, dy nga të plagosurit e tjerë janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa në gjendjen më të rëndë rezulton shtetasi Luan Muça.
Mjekët kanë shtuar se, 3 nga të plagosurit e sulmit të djeshëm ndodhen ende në repartin e reanimacionit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.