Mjekimet natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit
Ne shumicën e rasteve dhimbjet e forta te dhëmbit ndodhin gjate natës, kështu qe është e pamundur qe te shkosh te marrësh mjekim tek dentisti. Për këtë arsye te gjithë duhet te kenë ne shtëpitë e tyre disa mjekime natyrale qe mund ta qetësojnë këtë dhimbje te paktën deri ne mëngjes.
Akulli
Ndonjëherë dhimbja e dhëmbit shtohet nga ushqimet apo pijet e ngrohta. Ne këtë rast duhet te vendosni një cope akulli ne zonën e prekur.
Propolisi
Propolisi është thuajse një antibiotik natyral. Ai mund te vendoset direkt tek dhembi i qe dhemb.
Kamomili
Kamomili qetëson gjithçka. Hidhni disa pika tek dhembi dhe tek mishi i dëmtuar ose mbani pak lëng ne goje. Përsëriteni këtë tre here ne dite.
Rrënjët e xhenxhefilit
Vendosni pak nga rrënja e xhenxhefilit (pa lëkurë) tek dhembi dhe kafshojeni me kujdes.
Hudhra
Hudhra është një alet i mire kundër dhimbjeve te dhëmbit. Kafshoni një cope te saj me ane te dhëmbit qe ju dhemb dhe do e shihni qe dhimbja do qetësohet shpejt.
Shpëlani gojën
Shpëlarja e gojës me uthull molle apo me ujë te kripur do ju ndihmoje ne qetësimin e dhimbjes.
Eukaliptus
Zieni 15 gram gjethe eukaliptusi ne 1 litër ujë për 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni te ftohet. Me pas shtojini dy pika vaj karafili dhe dy vaj mire. Mbajeni këtë ne frigorifer dhe hidheni tek dhembi kur keni dhimbje.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment