☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.81 ▲2.87%
ARI 4,528 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,929 ▲ +11% ETH $2,288 ▲ +18.23% XRP $1.1908 ▲ +17.87% SOL $87.0500 ▲ +11.15%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.81 ▲2.87 % ARI 4,528 ▼0.39 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.81 ▲2.87 % ARI 4,528 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Mogherini në Beograd: Ngjarja e djeshme nuk duhet të përsëritet më

 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme e Siguri dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini sonte në takimin që ka pasur me Aleksandar Vuçiqin në Beograd, ka thënë se ngjarja e djeshme kur u arrestua Marko Gjuriqi, nuk duhet të përsëritet më.

Në njoftimin e publikuar pas përfundimit të takimit, ajo ka thënë se BE’ja kërkon qetësi, mençuri dhe lidership për të parandaluar këso skenash.

“Në takim përfaqësuesja e lartë ka folur për ngjarjen e djeshme në Kosovë: çfarë ndodhi dje nuk duhet të përsëritet më”, thuhet në njoftim.

Presidenti serb dhe Mogerini janë pajtuar që të gjenden mënyra të reja për vazhdimin e punës dhe zgjidhjen paqësore të problemeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ata pajtohen se është në interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë ruajtja e stabilitetit, paqes dhe e progresit në rrugën drejt BE’së”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.