🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,503 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,964 ▲ +1.29% ETH $2,163 ▲ +0.85% XRP $1.4124 ▲ +0.25% SOL $91.2700 ▲ +1.54%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Moisiu: Fund ndryshimeve të Kodit para zgjedhjeve, OSBE të na ndihmojë

Dy ditë më parë, maxhoranca dhe opozita vendosën muajin dhjetor si afatin e fundit për të bërë ndërhyrjet e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe me këto ndryshime, nëse do të miratohen do të shkohet në zgjedhjet e vitit 2017.

Por kjo nuk është hera e parë që Kodi Zgjedhor u nënshtrohet ndryshimeve pak muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve. Pikërisht kjo ishte edhe kritika e ish-Presidentit Alfred Moisiu në tryezën e organizuar këtë të premte për reformën zgjedhore, tryezë ku ish-kreu i shtetit ishte vetë nismëtar.

Moisiu kërkoi që t’i jepej fund praktikës së ndryshimeve të Kodit pa u konsultuar mirë.

“Ende nuk e dimë nëse do të kemi në kohë një kod të përshtatshëm. Morëm vesh që do të jetë gati në dhjetor, por ku ka mungesë kohe, bëhen riparime jo të plota të Kodit Zgjedhor. Jemi i vetmi vend që pothuajse para çdo zgjedhjesh jemi marrë me Kodin dhe asnjëherë nuk kemi arritur atë që duhet”, u shpreh Moisiu.

Ish-Presidenti pati një kërkesë edhe për OSBE/ODIHR.

“Mos të na bëjnë më verejtje e sugjerime, por të ulen me specialistët tanë e të hartojnë një kod zgjedhor të nivelit europian. S’mund të vazhdohet më që klasa politike të akuzojë njëra-tjetrën”, tha Moisiu.

Ish-Presidenti Topi vendosi theksin tek një ndër problematikat kryesore të proceseve në Shqipëri, korrupsioni elektoral. Ai fajësoi për këtë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.

“Për mua është pjesa më emblematike e korrupsionit, korrupsioni elektoral. Ai bën të mundur që piramida instituciomale të jetë e korruptuar. Një sistem që pjell korrupsion, mbahet gjallë nga korrupsioni”, tha ai, duke kërkuar transparencë për financimin e partive.

Kryetarja e KQZ u ndal tek faktori kohë.

“Është një element kryesor pas reformës në drejtësi dhe duhet të ishin bërë paralel. Jemi afër zgjedhjeve dhe s’po shohim asnjë dritë jeshile. Ne nuk e dimë ende a do mblidhet ky Komision dhe problematikat janë të shumta. Duhen trajtuar, por ka nevojë për elementin kohë. Dekreti për datën e zgjedhjeve del në dhjetor nga Presidenti. Ne jemi në tetor dhe s’kemi bërë asgjë”, u shpreh Lefterie Luzi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.