☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.52 ▲1.62%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,214 ▲ +1.65% ETH $2,367 ▲ +2.12% XRP $1.3308 ▲ +2.05% SOL $102.5200 ▲ +2.49%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.52 ▲1.62 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.52 ▲1.62 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

MOLDAVI – Jep dorëheqjen pas skandalit kryeministri Munteanu

KISHINEV, 3 korrik /ATSH-AA/ – Kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu njoftoi sot dorëheqjen e tij, duke rrëzuar qeverinë e tij mes pasojave në rritje politike mbi një skandal që përfshin kompaninë shtetërore të navigimit ajror MoldATSA.

Në një deklaratë të postuar në platformën e mediave sociale amerikane Facebook, Munteanu tha se nuk mund të vazhdojë më në detyrë pa kompromentuar parimet e tij.

“Propozimin për të qenë kryeministër e pranova me shumë përgjegjësi dhe me besimin e fortë se mund të kontribuoj për të ndryshuar gjërat për mirë. Në momentin që kuptova se nuk mund ta ushtroja më mandatin tim në përputhje me parimet dhe bindjet që kam, zgjodha të largohem”, tha ai.

Dorëheqja e Munteanut rrëzon automatikisht të gjithë qeverinë sipas kuadrit kushtetues të Moldavisë.

Largimi i tij vjen disa ditë pasi polemika e MoldATSA shkaktoi krizë politike, duke bërë që presidentja Maia Sanduto të premtojë një “pastrim të përgjithshëm” pas akuzave mbi emërimet dhe qeverisjen në ndërmarrjen shtetërore.

Të enjten, Parlamenti i Moldavisë formoi një komitet të posaçëm hetimor për të shqyrtuar administrimin e kompanive shtetërore. Paneli do të shqyrtojë procedurat e rekrutimit për pozitat e larta drejtuese, përbërjen e bordeve të drejtorëve dhe rastet në të cilat individë në të njëjtën kohë mbajnë poste në shumë institucione publike.

Ish-republika sovjetike Moldavia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.