☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,816 ▼ -3.51% ETH $2,444 ▼ -2.87% XRP $1.3866 ▼ -4.64% SOL $104.2100 ▼ -3.96%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Bota

Moment dramatik, shpërthimi në New York City rrëzon efektivët dhe shemb banesën

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë në lagjen Queens, në New York, duke plagosur tetë efektivë të policisë dhe duke shkaktuar shembjen e

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë në lagjen Queens, në New York, duke plagosur tetë efektivë të policisë dhe duke shkaktuar shembjen e godinës.

Ngjarja ndodhi në momentin kur oficerët e Departmentit të policisë së New York-ut iu përgjigjën një telefonate për një person të armatosur me thikë, i cili dyshohej se mbante erë benzine.

Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi sapo një nga oficerët hapi derën e shtëpisë, siç është fiksuar edhe nga kamerat e vendosura në uniformat e policëve. Vala e fortë e goditjes i hodhi efektivët në tokë, ndërsa godina u shemb pothuajse plotësisht.

Si pasojë, tetë policë pësuan lëndime të lehta, kryesisht djegie dhe dëmtime në kokë. Në video dëgjohet një prej tyre duke thirrur: “Jeni mirë djema?”, ndërsa kolegët përpiqen të dalin nga rrënojat.

Pamjet tregojnë gjithashtu momentin kur një oficer ndihmon dy fëmijë të vegjël të dalin nga banesa, ndërsa të tjerë largohen të tronditur nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet theksuan se situata mund të kishte qenë shumë më e rëndë. “Dua të jem i qartë: sot ishim shumë me fat”, deklaroi zëvendësshefi i policisë së New York-ut.

Përveç shembjes së shtëpisë ku ndodhi shpërthimi, dëme janë raportuar edhe në banesat përreth, ndërsa hetimet për shkaqet e incidentit vijojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.