⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▲ +0.51% ETH $2,266 ▲ +0.51% XRP $1.2522 ▼ -0.06% SOL $94.5000 ▼ -1.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Momentet kyçe të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Pas më shumë se pesë vitesh nga arrestimi i tyre, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi presin sot në Hagë vendimin e trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Arrestimi i ish krerëve të UÇK-së ka ndodhur në nëntor 2020, ndërsa gjykimi filloi në prill 2023.

Në këtë ditë të rëndësishme, rikthejmë në vëmendje disa nga momentet kryesore që shënuan rrugëtimin e procesit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së – nga arrestimi deri më sot, kur presim aktgjykimin.

Arrestimet në nëntor 2020

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në paraburgim në Hagë në nëntor 2020. Ata u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave.

Aktakuza përfshin krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Prokuroria pretendon se gjatë periudhës së luftës 1998–1999 janë kryer vrasje, përndjekje, burgosje/ndalim, torturë dhe vepra të tjera ndaj personave të ndryshëm. Të akuzuarit i kanë mohuar akuzat.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023

Pra, nga fillimi i gjykimit deri te mbyllja e procedurës së provave kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë. Prokuroria e mbylli paraqitjen e saj më 15 prill 2025.

Gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit – Përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme, zhdukje me forcë e personave

Katër akuza për krime lufte – arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme

Viktimat kanë status të veçantë në proces

Qindra persona kanë kërkuar të marrin pjesë si viktima. Numri i viktimave pjesëmarrëse ka ndryshuar gjatë procesit dhe, sipas të dhënave më të fundit të gjykatës, është 156.

Katër ish-krerët e UÇK-janë janë deklaruar të pafajshëm

Në seanca të ndara katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u deklaruan të pafajshëm.

Deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026

Pas përfundimit të provave më 18 dhjetor 2025, palët dorëzuan parashtresat përfundimtare dhe deklaratat përmbyllëse u zhvilluan 9–18 shkurt 2026.

Sot, më 16 shtator 2026 është dita e aktgjykimit

Trupi gjykues e caktoi shpalljen e aktgjykimit për 16 shtator 2026, në orën 10:00.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe, sipas njoftimit zyrtar, është paraparë të zgjasë deri në orën 12:00. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.