🌧️
Tiranë 20°C · Shi i lehtë 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.26 ▼1.65%
ARI 4,236 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,735 ▲ +3.48% ETH $1,676 ▲ +3.25% XRP $1.1440 ▲ +4.27% SOL $67.0200 ▲ +5.88%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.26 ▼1.65 % ARI 4,236 ▲2.98 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.26 ▼1.65 % ARI 4,236 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
12 Jun 2026
Breaking
Arte

Monodramë për Nënë Terezën, vepra nga regjisori Gëzim Kame dhe aktorja Justina Aliaj

Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sallën e shfaqjeve “Lasgush Poradeci” në Pogradec, ku u ngjit në skenë monodrama “And’rra e Nan’ Terezës -Njerëzorja Hyjnore”, një homazh artistik për figurën e madhe të Nënë Terezës. Interpretimi i aktores Justina Aliaj dhe regjia e Gëzim Kame sollën për publikun një rrëfim të ndjerë mbi humanizmin, dashurinë dhe përkushtimin që simbolizon kjo figurë e jashtëzakonshme.

“Monodramat janë shumë të vështira sepse ke të bësh vetëm me një aktor me një tekst që në një shfaqje tjetër mund të ishin 20 aktorë. Kjo është eksperienca ime e dytë pas apologjisë së Sokratit me Mirush Kabashin dhe e dyta si shfaqje me Justina Aliaj. Kam të bëj me aktorë shumë të mëdhenj. Jo çdo aktor mund ta përballojë monodramën aq më tepër këto lloj monodramash që janë filozofike. Ndjej një kënaqësi të madhe që Justina me pasionin e saj të jashtëzakonshëm arriti në kohë të shkurtër të ndërtojë një monodramë dhe të përfaqësojë një nga figurat më të mëdha botërore si Nënë Tereza. Nënë Tereza të luhet me një aktore dhe të përfaqësojë atë filozofi të madhe që ka ajo ndihet një respekt i madh i spektatorit për këtë figurë, kjo është ajo që ndjej unë të paktën gjatë shfaqjes”, tha regjisori Kame.

Përmes interpretimit dhe muzikës, shfaqja solli në skenë jo vetëm jetën e Nënë Terezës, por edhe filozofinë e saj të thellë për dashurinë ndaj njerëzve dhe shërbimin ndaj më të dobëtëve.

“Është jashtë mase e vështirë e them gjithmonë është përgjegjësi e madhe. Sepse në monodramë je vetëm, nuk ke asnjë lloj ndihme, vetëm personazhe imagjinare të cilët mundohesh t’i jetësosh. Në të njëjtën kohë është roli më i madh dhe më i nderuar për mua. Çdo njeri e gjen veten ndoshta jo në të tria amanetet e Nënë Terezës por tek njëri prej tyre sigurisht që po. Më thahet goja, nuk e jap veten, mundohem të ligjëroj sikur nuk kam asgjë por jam në një tension të jashtëzakonshëm që nga fillimi deri në fund”, tha aktorja Aliaj.

Shfaqja u mirëprit nga publiku pogradecar dhe ambasadori i Indisë në Tiranë, duke sjellë një mbrëmje reflektimi dhe emocionesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.