Moreira provokoi ultrasit e Olympiacos-it me festën e golit, Amorim kërkoi ndjesë
Lojtari i Milanit sfidoi ultrasit e ekipit grek pas golit të 4-2, duke shkaktuar polemika dhe reagime. Trajneri portugez e ka mbrojtur, por pa gjetur alibi.
Diego Moreira është zënë me gjysmën e Olympiacos-it në minutat e fundit të ndeshjes së Europa League, ku Milani fitoi 4-2. Shkak u bë festa e tij pas golit. Moreira realizoi poshtë sektorit të ultrasve të ekipit grek. Qëndroi pak i palëvizshëm dhe më pas i sfidoi: gjesti i trokitjes, dora te veshi dhe një shkelm për të shkatërruar një derë të mbyllur.
Një gjest, që lojtarëve të Olympiacos-it nuk u pëlqeu. Saliakas dhe Joao Silva shkuan të përballen me të fytyrë më fytyrë. Silva i bëri me gisht, si për të thënë “nuk bëhet kështu, jo në shtëpinë tonë”. Pastaj u shtynë me njëri-tjetrin. Edhe me Saliakas pati tension.
Pas ndeshjes, trajneri Ruben Amorim ka kërkuar ndjesë për veprimin e lojtarit të tij, edhe pse e ka mbrojtur. Në konferencë shtypi, pyetja ishte: Si do të ndiheshit, nëse një lojtar i Olympiacos-it do të festonte si Moreira? Amorim u përgjigj: “Nuk do të ndodhë më. Moreira është një djalosh, duhet të rritet. Nuk do të na pëlqente po ta bënin me tifozët tanë. Është përgjegjësia ime, por nuk e bëri në mënyrë të keqe. Kërkoj ndjesë”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.