☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Rusia akuzon themeluesin e Telegramit për ndihmë ndaj terrorizmit

MOSKË, 29 korrik /ATSH AA/ – Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi se Pavel Durov, themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, është akuzuar në Rusi për ndihmë ndaj veprimtarive terroriste.

FSB-ja tha në një deklaratë se ka nisur procedurën për vendosjen e tij në listën ndërkombëtare të personave në kërkim.

“Kreu i administratës së Telegramit, Pavel Durov, është akuzuar në kuadër të një hetimi penal sipas nenit 205.1, pjesa 1.1 e Kodit Penal të Rusisë (ndihmë ndaj veprimtarive terroriste). Ai po vendoset në listën ndërkombëtare të personave në kërkim”, thuhet në deklaratë.

“Në kundërshtim me legjislacionin rus, administrata e Telegramit nuk ka hequr kanale, biseda dhe bot-e të shumta të këtij aplikacioni, të cilat përdoren në mënyrë aktive nga shërbimet speciale ukrainase, organizatat terroriste dhe ekstremiste për përgatitjen dhe koordinimin e akteve të sabotazhit dhe terrorizmit, vrasjeve masive dhe aktiviteteve të mashtrimit kibernetik në Rusi”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se “këto veprimtari kanë shkaktuar viktima të shumta, përfshirë gra dhe fëmijë si dhe dëme materiale në vlerë prej miliarda dollarësh”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.