☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▼0.62%
DOW 51,651 ▼0.04%
NASDAQ 26,977 ▼0.84%
NAFTA 95.36 ▲1.3%
ARI 4,113 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $82,256 ▼ -1.45% ETH $2,443 ▼ -2.71% XRP $1.3457 ▼ -1.57% SOL $104.8300 ▼ -2.23%
S&P 500 7,757 ▼0.62 % DOW 51,651 ▼0.04 % NASDAQ 26,977 ▼0.84 % NAFTA 95.36 ▲1.3 % ARI 4,113 ▼1.53 % S&P 500 7,757 ▼0.62 % DOW 51,651 ▼0.04 % NASDAQ 26,977 ▼0.84 % NAFTA 95.36 ▲1.3 % ARI 4,113 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Arte

“Mrekullitë e Arbërisë”, mbrëmje kushtuar pasurisë së folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë” sollën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor një spektakël të veçantë, kushtuar folklorit shqiptar, traditave dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, së bashku me Ansamblin “Gurra e Kurbinit”, përcollën për publikun një mbrëmje të mbushur me ngjyra, ritëm dhe emocione. Shfaqja u prit me duartrokitje të shumta nga salla e mbushur me artdashës, të cilët përmes muzikës, këngës dhe valles u rikthyen te rrënjët e kulturës shqiptare.

Në këtë spektakël u ndërthurën tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë shqiptare dhe energjia e K’cimit të Tropojës. Një vend të veçantë zuri edhe xhubleta, si simbol i trashëgimisë sonë kulturore, krahas motiveve që sollën në skenë qytetet e gurta dhe traditën e lashtë të transhumancës, lëvizjes sezonale të bagëtive nga një zonë kullotjeje në tjetrën.

Pjesë e mbrëmjes ishin edhe mjeshtrit e folklorit shqiptar, Vendim Kapaj me fyell, Pjetër Matusha me lahutë, si dhe grupi i çiftelive, të cilët kontribuuan në përcjelljen e tingujve dhe traditave muzikore ndër breza.

Përmes kësaj shfaqjeje, “Mrekullitë e Arbërisë” sollën në vëmendje larminë e folklorit shqiptar dhe rëndësinë e ruajtjes e promovimit të tij. Mbrëmja bashkoi muzikën, vallen, veshjet tradicionale dhe kujtesën kulturore, duke e kthyer skenën në një hapësirë ku tradita shqiptare vijon të jetojë dhe të përcillet te brezat e rinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.