Kronika

Mrekullitë e Nënë Terezës, historia e pabesueshme e brazilianit që i shpëtoi vdekjes

Mes njerëzve që shëtisin nëpër Romë në prag të kanunizimit të Nënë Terezës, pak janë aq të lumtur sa Marcilio dhe Fernanda, çifti nga Rio de Janeiro jeta e të cilëve ndryshoi rrënjësisht në dhjetor të 2008-ës, kur vdekja e papritur e Marcilio kërcënonte t’i ndante. Kishte abscese cerebrale dhe hidrocefali që e çuan në koma të papritur kur sipas tij “U zgjova në sallën e operacionit pa dhimbje koke dhe pyeta: “Çfarë po bëj këtu?”. Ndjeja një paqe të madhe të brendshme, por ende nuk e kuptoja çfarë po më ndodhte”.

Marcilio Andrino, inxhinier mekanik 43 vjeç dhe Fernanda Rocha, ish-pedagoge 42 vjeç, kanë treguar historinë e tyre për disa media, duke përfshirë të përjavshmen “Time” dhe gazetën “Avvenire”. Dy të rinjtë u takuan rastësisht në qytetin e Santos në vitin 2000, dhe vendosën të martoheshin kur Marcilio filloi një punë të mirë. Edhe pse disa muaj më vonë filloi të vuante nga probleme me ekuilibrin, shikimin, ata bënë dasmën duke shpresuar se shqetësimet do të zhdukeshin. Marcilio shkoi tek disa mjekë, por askush nuk i dha diagnozën e saktë. Simptomat përkeqësoheshin, dhe më 17 tetor, 2008 pësoi një krizë që e detyroi të shkonte në spital. Aty i dhanë diagnozën e saktë: abscese të trurit për shkak të infeksionit. Ai vazhdonte të përkeqësohej dhe iu shtua dhe hidrocefalia. Një muaj e gjysmë më pas kur duhej operuar, ai hyri në gjendje kome.

MadreTeresaMarcilioAndrino_FlickrCapiscYmeetingdiriminiCapturaYouTube_290816

Fernanda kujton se “anestezisti nuk donte të përdorte anestezi, sepse mendonte se Marcilio nuk do ta përballonte dhe ai ishte momenti më i vështirë për mua”. Ata kishin kohë që i kërkonin shërim Nënë Terezës, pasi Fernanda kishte zbuluar devotshmërinë nga një ish kolege e saj që ishte shëruar nga aneurizma cerebrale.

Çdo ditë, në mbrëmje, ajo vendoste foton me një relike të vogël në kokën e Marcelos ndërsa bënin lutjen e stampuar në pjesën e pasme të fotos. Nuk dukej se po jepte rezultat… derisa diçka e papritur ndodhi në sallën e operacionit vetëm para operacionit. Habisë së Marcilios iu bashkua dhe ajo e kirurgut i cili kur e pa të ndryshuar në fytyrë, i tha: “Sa mirë që dukesh, nuk do të operojmë sot. Do të transferojmë në terapinë intensiv dhe do të operojmë nesër”.

Menjëherë pas kësaj, tregon inxhinieri mekanik, “zbuluam se absceset ishin pakësuar me 70 për qind, dhe se hidrocefalia ishte zhdukur. Pas tri ditësh kemi bërë analiza të mëtejshme; nuk kishte asnjë gjurmë të absceseve. Kuptova se isha shëruar”.

At Elmiran Ferreira, që i kishte inkurajuar t’i luteshin Nënë Terezës, u kërkoi që të tregojnë atë çfarë u ndodhi “Misionareve të bamirësisë”. Dosja voluminoze mjekësore, që hutonte neurologët e Rio de Zhaneiros, iu dërgua Vatikanit që të analizohej nga specialistë të tjerë, por që dhe ata patën të njëjtin mendim: bëhej fjalë për një shërim mjekësor të pashpjegueshëm.

Mother Teresa presents documents for a new house to a villager from Latur in Bombay September 26, 1994. REUTERS/Savita Kirloskar/File Photo

Që një rast i këtij lloji t’i bashkohet procesit të kanonizimit është e nevojshme që, përveç e pashpjegueshme dhe e papritur të jetë kohë gjatë, prandaj nuk pati analiza mjekësore dhe pyetje të dëshmitarëve deri në vitin 2015, shtatë vjet më vonë.

Por kjo nuk ishte e vetmja mrekulli. Marcilio kishte shumë pak ose asnjë shans për të pasur fëmijë për shkak të historisë së komplikuar mjekësore: trajtimet kortizoni që gjashtë vjeç, një transplant të veshkave 19 vjeç, antibiotikë të fortë në vitin 2008… Megjithatë, rrëfen ai, “donim të kishin fëmijë dhe në vitin 2009 bëra një sërë analizash.

Shansi im ishte një në njëqind. Gjashtë muaj pas shërimit, kur ai ishte kthyer në punë, Fernanda filloi të kishte të përziera. Shkuam te mjeku dhe na tha : ““Zonjë, ju jeni shtatzënë”. I thamë që ishte e pamundur, por gaboheshim”. Vajza e tyre e parë, Mariana, tani është gjashtë vjeç dhe vëllai Murilo katër. Të dy do të shoqërojnë prindërit të dielën në ceremoninë e kanonizimit të gruas që u ndryshoi jetën. Marcilio thotë se dy fëmijët “dinë çdo gjë dhe na shoqërojnë kur lutemi në shtëpinë e Misionareve të Bamirësisë”. Fernanda shton se këtë të diel “nuk kam të drejt t’i kërkoj asgjë Zotit, thjesht ta falënderoj”.

Related Articles

Nje koment

  1. Ore,kjo eshte e çuditeshme.VIPAT,sa futen ne burge semuren dhe kerkojne zbutje denimi.
    Nese do te ishte ne detyre akoma,nuk do te ishte i semure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button