☁️
Tiranë 18°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.60 ▲0.12%
ARI 4,221 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,514 ▲ +0.87% ETH $2,484 ▲ +0.32% XRP $1.3898 ▲ +0.75% SOL $109.0200 ▼ -0.81%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.60 ▲0.12 % ARI 4,221 ▲1.53 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.60 ▲0.12 % ARI 4,221 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Muçi: Vota pro e Braçes ishte një lloj poshtërimi i tij. Rama e bëri shembull para gjithë grupit

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka analizuar zhvillimet e fundit politike rreth reformës territoriale dhe qëndrimet e mbajtura në Kuvend. Duke folur në emisionin “3D” të Alban Dudushi në RTSH1, Muçi është ndalur gjerësisht te dinamikat e brendshme të mazhorancës, duke e cilësuar qëndrimin e deputetit Erion Braçe në seancë plenare si një akt të qartë disiplinimi politik.

Duke komentuar qëndrimin e mëparshëm kritik të Erion Braçes ndaj projektligjit, Muçi u shpreh se pritej që ai të mos merrte pjesë në votim, ashtu siç kishte vepruar në raste të tjera.

Megjithatë, fakti që ai votoj pro nuk tregon dakordësi, por një formë presioni të ushtruar nga kryeministri Edi Rama për të dhënë një shembull publik:

“Fakti që votoi pro, për mendimin tim thjesht… nuk dua t’ia vë fajin zotit Braçe në këtë moment se janë turrur të gjithë duke e sulmuar. Mendoj që ishte një lloj poshtërimi që i bëri atij dhe zotit Sinaj, Edi Rama, për shkak se në fakt nuk i duhej vota e zotit Braçe.

Por ishte një lloj disiplinimi që e bëri atë shembull para të gjithë grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për të thënë që këtu kush del nga rreshti, del njëherë e mirë”, ka theksuar Muçi.

Sipas tij, problemi kryesor qëndron te mungesa e kohës dhe e konsultimit gjithëpërfshirës me banorët që preken drejtpërdrejt, duke theksuar se diskutimet duhet të kishin nisur të paktën një vit më parë në të 12 qarqet e vendit.

Duke iu përgjigjur pretendimeve të qeverisë se u është kërkuar mendim bashkive përmes dërgimit të hartave dhe propozimeve në korrik, Muçi e cilësoi këtë metodë si një proces të njohur dhe plotësisht formal.

“Mazniku dje në seancë tha që më datë 30 korrik u ka nisur bashkive le të themi hartën dhe propozimet për të marrë prej tyre mendimin. E di se çfarë më kujton mua kjo? Më kujton vitin 2014-2015 kur isha pedagog dhe zoti Mazniku ishte zëvendësministër i Arsimit.

Në atë periudhë do bëhej reforma e famshme në arsimin e lartë dhe ne si fakultete le të themi na niste, na thuhej na jepni mendimet tuaja ju… Është një proces kaq formal, kaq si me thënë përjashtues për komunitetet, për njerëzit, për institucionet që i vuajnë pasojat e një reforme të caktuar”, nënvizoi Muçi.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.