🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 09 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,550 ▲ +1.13% ETH $2,485 ▲ +0.5% XRP $1.3932 ▲ +1.29% SOL $109.1100 ▼ -0.93%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin ka diskutuar për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike.

Në këtë takim, Kurti ka ngritur edhe çështjen e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të cilin ka fajësuar autoritetet e Serbisë, transmeton IndeksOnline.

Sipas Kurtit, ky diskriminim manifestohet përmes pasivizimit të adresave, pengesave në arsim dhe nënpërfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike.

Ai ka kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë dhe hapa konkretë për adresimin e këtyre çështjeve, duke theksuar se Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve dhe të garantojë barazi për shqiptarët.

“Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik”, ka shkruar Kurti.

Gjatë takimit, kryeministri ka folur edhe për të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë, duke theksuar se Kushtetuta e vendit garanton të drejta të gjera për këto komunitete.

Ai ka shtuar se barazia para ligjit duhet të jetë parim themelor dhe se të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen pa dallim të përkatësisë së tyre.

Në fund, Kurti ka bërë të ditur se Kosova do ta vazhdojë bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, me synimin për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.