Vrasja që tronditi Gjilanin/ Kush janë Nafije dhe Egzon Bogujevci, viktimat motër e vëlla
Këta janë Nafije dhe Egzon Bogujevci, motër e vëlla, që sot humbën jetën tragjikisht për motive ende të panjohura në Livoq të Gjilanit.
Ata dyshohet se u vranë nga Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, një biznesmen i njohur i zonës.
Ata raportohet se ishin rreth të tridhjetave dhe jetonin në një fshat të Gjilanit në lindje të Kosovës. Hoxha Bashkim Bajrami i ka pwrshkruar ata si besimtarw qw faleshin rregullisht.
“Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt. Egzoni sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit. Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me Xhenet. Allahu familjes së tyre dhe të gjithë të afërmve u dhëntë sabër e i rrite fëmijët e motrës të ndjerës e ju t’ju jep forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, ka shkruar hoxha i njohur nga Gjilani.”, ka thënë Bajrami.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.