☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,667 ▲0.2%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 93.22 ▲3.1%
ARI 4,207 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,784 ▲ +1.44% ETH $2,704 ▲ +1.23% XRP $1.5037 ▲ +0.95% SOL $118.4100 ▲ +0.83%
S&P 500 7,667 ▲0.2 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.22 ▲3.1 % ARI 4,207 ▲0.48 % S&P 500 7,667 ▲0.2 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.22 ▲3.1 % ARI 4,207 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mujku: Trupi gjykues ka bërë shkelje nëse i ka marrë parasysh deklarimet e Rexhep Selimit

Gazetarja Rina Mujku thotë në emisionin "Speciale" të Klan Kosovës se përdorimi i intervistave të Selimit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar si rrethanë lehtësuese nuk është i lejuar në gjykatat e tjera ndërkombëtare

Dënimi në shkallën e parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale po vazhdon të jetë temë diskutimi.

Në emisionin “Speciale” të Klan Kosovës, gazetarja Rina Mujku ka komentuar dënimin specifikisht ndaj Rexhep Selimit, i cili ka marrë dënimin më të ulët nga katërshja, siç njofton Klan Kosova.

Sipas Mujkut, ndaj Selimit është marrë parasysh si masë lehtësuese edhe sjellja e tij gjatë qëndrimit në paraburgim.

“Fjala është për Rexhep Selimin ekskluzivisht meqenëse edhe në shpalljen e aktgjykimit në përmbledhjen 40 faqe të një aktgjykimit që është 2089 faqe edhe ishte dorëzuar fiks në orën 10:00, pikërisht në orën kur dhe ka nisur shpallja e aktgjykimit më 16 shtator. Natyrisht se kjo do të dalë por nuk do dalin shumë emra të tjerë të cilët janë përfshirë aty, por Rexhep Selimi i cili është i dënuar me 13 vjet burgim për krime lufte… njëra prej rrethanave lehtësuese që i është marrë Rexhep Selimit janë edhe përgjigjet e sinqerta, dhe tani e dimë se bëhet fjalë për intervistat që Selimi i ka dhënë gjatë viteve 2019 por edhe në vitin 2020 në Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, ka thënë Mujku.

Megjithatë, sipas saj, trupi gjykues ka bërë shkelje nëse i ka marrë parasysh vërtetë deklarimet e Rexhep Selimit.

“Ka bërë një shkelje e cila nuk është parë dhe nuk është lejuar asnjëherë në gjykatat e tjera ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Tribunalin për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, sepse një gjë e tillë nuk është e lejuar”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Rina Mujku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.