☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,534 ▼ -1.13% ETH $2,300 ▼ -1.36% XRP $1.2920 ▲ +0.19% SOL $99.3100 ▼ -2.16%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Koalicioni me AKR’në s’u bë për një ditë, punuam gjatë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni i nënshkruar nga partia e tij me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit është një koalicion në interes të qytetarëve të Kosovës, dhe se qytetarët duhet t’i japin vlerë këtij koalicioni.

“Ata duhet ta përkrahin programin tonë ekonomik, programin për integrimet euro-atlantike”.

Ai ka thënë se ky koalicion nuk është koalicion që është arritur brenda një dite, njofton Klan Kosova.

“Nuk është koalicion që është bërë për një ditë, kemi punuar gjatë. I kemi analizuar të gjitha pikat e programit dhe e gjithë kjo ka kulmuar me nënshkrimin që e kemi bërë sot dhe më pas do të kulmojë me fitoren tonë në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

“Kjo nuk do të jetë fitore e jonë, por e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media pas nënshkrimit të koalicionit me AKR’në.

Mustafa ka thënë se do të ketë listë të përbashkët mes LDK’së dhe AKR’së dhe se secili do të ketë hapësirën e mjaftueshme, sipas tij, për ta treguar veten.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR’ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.