☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 94.19 ▲1.93%
ARI 4,190 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,940 ▼ -1.98% ETH $2,644 ▼ -2.49% XRP $1.4737 ▼ -3.78% SOL $118.2300 ▼ -3.25%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.19 ▲1.93 % ARI 4,190 ▼3.04 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.19 ▲1.93 % ARI 4,190 ▼3.04 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka shpjeguar në “Përballje Podcast” në Telegrafi, ndryshimet që partia e tij kërkon të bëjë në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sipas tij, nisma synon kufizimin e mandatit të kësaj gjykate dhe kalimin e shkallës së tretë të gjykimit në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Mustafa tha se projektligji i dorëzuar nga PDK-ja në Kuvend nuk kërkon mbylljen e Dhomave të Specializuara dhe as ndërprerjen e rasteve që po trajtohen prej tyre.

“Ne nuk kërkojmë mbyllje të asnjë rasti, të asnjë hetimi”, deklaroi ai, shkruan Telegrafi.

Sipas Mustafës, PDK-ja kërkon që mandati i Dhomave të Specializuara të kufizohet te çështjet që lidhen me të gjeturat e raportit të Dick Martyt. Për pretendimet e tjera për krime gjatë luftës, ai tha se përgjegjësia për trajtimin e tyre duhet t’u takojë institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Një tjetër ndryshim që Mustafa ia atribuoi nismës së PDK-së ka të bëjë me fazat e gjykimit.

Ai tha se, sipas propozimit, apeli do të vazhdonte në Hagë, ndërsa shkalla e tretë do të kalonte në kuadër të institucioneve të Kosovës.

– YouTube www.youtube.com

Deputeti i PDK-së përmendi edhe kërkesën për më shumë transparencë në proceset gjyqësore. Sipas tij, nisma synon të krijojë mundësi më të gjera monitorimi nga institucione, universitete dhe organizata ndërkombëtare.

Mustafa kërkoi që Kuvendi ta shqyrtojë projektligjin me procedurë të përshpejtuar. Ai e paraqiti nismën si përparësi të PDK-së dhe tha se përmbajtja e saj duhet të diskutohet mbi bazën e ndryshimeve konkrete që propozon.

Projektligji është dorëzuar për shqyrtim në Kuvend e Qeveri, ndërsa sot do të ketë një seancë të re të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite të seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026./Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.