☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,874 ▲ +0.23% ETH $2,683 ▼ -0.05% XRP $1.4919 ▼ -0.46% SOL $119.7000 ▼ -0.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Arte

Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapi dyert pas restaurimit, vizitorët e parë dhe interesi për hapësirën e re

Muzeu Arkeologjik i Durrësit u rihap këto ditë me një hapësirë të transformuar dhe të restauruar. Me mbi 3,200 artefakte dhe linjë muzeore të pasur, muzeu në Durrës po pret dhe vizitorët e parë këto ditë pas rihapjes së tij. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet për interesin e madh të vizitorëve, që kanë vizituar muzeun që në orët e para pas rihapjes, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion.

“Vizitorët e parë në Muzeun e ri Kombëtar Arkeologjik në Durrës. Interesi për hapësirën e re muzeale është evidentuar që në orët e para të rihapjes për publikun, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion tërësisht të transformuar që i është rikthyer qytetit, komunitetit dhe turistëve, pas një periudhe të gjatë rikonstruksioni”, shprehet Gonxhja në rrjete sociale.

Gjithashtu, ministri Gonxhja bën me dije se vizita do të jenë falas në muze gjatë 15 ditëve të para, duke nënvizuar mundësinë për të përjetuar nga afër trashëgiminë, historinë dhe dijen që ai ofron. “Për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë, hyrja është falas për 15 ditët e para (deri në dt. 17 maj)! Një ftesë e hapur për të përjetuar nga afër këtë hapësirë të re, jashtëzakonisht interesante, të trashëgimisë, historisë dhe dijes”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale

. Restaurimi në këtë muze vijoi disa vite për t’u u rihapur këto ditë për vizitorët në Durrës. Muzeu Arkeologjik është një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, që u restaurua në kuadër të projektit “EU4Culture” të financuar nga BE, zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.