⛅
Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.38 ▲1.12%
ARI 4,249 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $85,500 ▲ +1.4% ETH $2,738 ▲ +0.1% XRP $1.5401 ▼ -0.72% SOL $122.4700 ▲ +1.49%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.38 ▲1.12 % ARI 4,249 ▲1.65 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.38 ▲1.12 % ARI 4,249 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Arte

Muzeu i Artit Mesjetar sjell ikonografinë më pranë të rinjve

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, përkatësisht me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Marrëveshja synon të forcojë lidhjen mes muzeut dhe botës akademike, duke krijuar më shumë hapësira për kërkim, bashkëpunim dhe përfshirjen e brezit të ri të studiuesve në jetën muzeale.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Vëmendje iu kushtua edhe afrimit të të rinjve me botën e ikonografisë, si edhe njohjen e promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Një prej momenteve të veçanta ishte biseda me studiuesin dr. Ahilino Palushi dhe nxënësit e shkollës “Tefta Tashko Koço”, ku u diskutua mbi artin e ikonografisë dhe një prej përfaqësuesve të rëndësishëm të kësaj tradite, Nilu Jeromonakun. Për nxënësit, kjo nuk ishte thjesht një orë mësimi, por edhe një mundësi për ta parë trashëgiminë përtej objekteve të ekspozuara, si një histori që duhet njohur, kuptuar dhe përcjellë.

Të rinjtë patën mundësinë edhe ta shihnin nga afër se si lind një ikonë. Së bashku me specialistin e ikonografisë Kostika Koti, nxënësit e klasës IX të shkollës “Sevasti Qiriazi” u përfshinë në procesin praktik të pikturimit të një ikone, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.

Furçat, ngjyrat dhe teknikat e ikonografisë u kthyen në një përvojë konkrete për të rinjtë, duke ngjallur kureshtje dhe interes për një nga format më të rëndësishme të artit dhe trashëgimisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.