⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.52 ▲1.1%
ARI 3,946 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,412 ▼ -0.36% ETH $2,282 ▲ +0% XRP $1.2808 ▲ +2.53% SOL $92.8900 ▼ -1.04%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.52 ▲1.1 % ARI 3,946 ▼0.6 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.52 ▲1.1 % ARI 3,946 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

“Muzika në Beograd nuk do të ndryshojë”, Rama: Serbia mbetet e mbyllur ndaj njohjes së Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Zgjerimit të Euronews. Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Serbi më 25 tetor 2026, ku sipas deklarimit të paraqitur Lista Studentore doli fituese, Rama u shpreh se ndryshimi politik në Beograd nuk pritet të sjellë një qasje të re ndaj çështjes së Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se njohja e Kosovës mbetet një nga çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë, por sipas tij, fituesit e zgjedhjeve në Serbi nuk kanë treguar hapje për këtë çështje.

“Ajo çfarë di, është që fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për atë që është çështja më e dashur për mua dhe shqiptarët, që është çështja e njohjes së Kosovës. Ata janë tërësisht të mbyllur ndaj kësaj çështjeje, kështu që kjo nënkupton se muzika në Beograd nuk do të ndryshojë”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri u ndal te rëndësia e Serbisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin europian të rajonit. Ai tha se Shqipëria nuk duhet të dëshirojë largimin e Serbisë nga projekti europian, pasi një zhvillim i tillë do të kishte pasoja për të gjithë rajonin.

“Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht pjesë e BE-së. Jemi ne ata që dëgjojmë leksione dhe nuk japim leksione, kështu është rregulli këtu në Bruksel. Serbia është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij mozaiku të Ballkanit Perëndimor. Gjithmonë kam qenë avokat i faktit që s’duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe të braktisë projektin europian, sepse kjo do të dëmtonte rajonin tonë”, u shpreh Rama.

Megjithatë, ai nënvizoi se rruga drejt Bashkimit Europian kërkon përmbushjen e detyrimeve konkrete dhe se Serbia ka shfaqur hezitim në disa prej çështjeve kryesore, veçanërisht në raport me Kosovën dhe Rusinë.

“Por nga ana tjetër e dimë si shkojnë gjërat, nëse do të hysh në BE duhet të realizosh gjëra në shumë aspekte. Kur bëhet fjalë për aspekte të caktuara, Serbia ka dëshmuar një hezitim. Jo vetëm normalizimi me Kosovën, por edhe qëndrimi që ka karshi Rusisë, sanksioneve dhe gjërave të tjera. Unë do të thoja: Po, na duhet Serbia të jetë me ne, të jetë pjesë e një fqinjësie që duhet të jetë pjesë e plotë e BE-së. Serbia duhet të tregojë rezultate dhe duhet ta meritojë plotësisht këtë përkatësi, duke realizuar plotësisht atë që është e panegociueshme me BE-në”, përfundoi Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.