🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 84.98 ▼2.39%
ARI 4,710 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,940 ▲ +1.53% ETH $2,480 ▲ +0.58% XRP $1.4787 ▼ -3.02% SOL $96.8600 ▲ +1.42%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.98 ▼2.39 % ARI 4,710 ▲0.63 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.98 ▼2.39 % ARI 4,710 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Bota

MUZIKË – Mick Jagger: “Rolling Stones” turne me albumin e ri “Foreign Tongues”

– Legjenda e rock-ut Mick Jagger ka bërë të ditur se “Rolling Stones” shpresojnë të nisin një turne për promovimin e albumit të tyre më të ri, “Foreign Tongues”, ndërsa grupi e prezantoi zyrtarisht albumin mbrëmë me një spektakël mbresëlënës dronësh mbi qiellin e Londrës, sipas Reuters.

Albumi “Foreign Tongues” do të publikohet të premten dhe vjen pas suksesit të albumit fitues të çmimit Grammy, “Hackney Diamonds”, të publikuar në vitin 2023, të cilin grupi e promovoi me një turne në Amerikën e Veriut gjatë vitit 2024. Ky është albumi i dytë në studio i “Rolling Stones” pas vdekjes së bateristit Charlie Watts në vitin 2021 dhe albumi i 25-të që nga formimi i grupit në Londër në vitin 1962.

“Shpresojmë të dalim në turne. Unë dhe Ronnie e duam shumë këtë, ndaj shpresojmë të takohemi me të gjithë në rrugë”, tha këngëtari 82-vjeçar Mick Jagger, ndërsa mbërrinte në ceremoninë e prezantimit së bashku me kitaristin Ronnie Wood, 79 vjeç.

Albumi përmban 14 këngë dhe sjell bashkëpunime me emra të njohur të muzikës, përfshirë Paul McCartney, Robert Smith të grupit “The Cure” dhe Chad Smith të “Red Hot Chili Peppers”, si dhe artistë të tjerë. Jagger shpjegoi se shumë prej këtyre bashkëpunimeve lindën krejt rastësisht gjatë regjistrimeve në studio.

“Njerëzit vijnë të të vizitojnë në studio dhe të thonë; ‘A mund të vij vetëm të dëgjoj?’. Robert Smith erdhi vetëm për të dëgjuar, por unë i thashë; ‘Robert, nuk mund të rrish vetëm duke dëgjuar, duhet edhe të këndosh’. Kështu ai këndoi dhe luajti edhe kitarë,” tregoi Jagger.

Publikimi i albumit u festua me një shfaqje spektakolare dronësh mbi lumin Tamiz, ku qielli u ndriçua me figura të ndryshme, përfshirë edhe logon ikonike të grupit, buzët me gjuhën e nxjerrë, simbol që identifikon “Rolling Stones” në mbarë botën.

Ky aktivitet pason një tjetër ceremoni promovuese të zhvilluar në Nju Jork në muajin maj, ku morën pjesë Mick Jagger, Ronnie Wood dhe kitaristi Keith Richards.

“Albumi ka qenë gati prej disa kohësh, ndaj jemi shumë të emocionuar që më në fund do të publikohet këtë të premte”, përfundoi Jagger./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.