☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.17 ▼0.39%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,252 ▼ -5.13% ETH $2,242 ▼ -7.34% XRP $1.2005 ▼ -8.98% SOL $90.1600 ▼ -6.8%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

MUZIKË – Vdes Dolly Parton legjenda e country-t

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Superylli amerikan i muzikës country, Dolly Parton, ka vdekur në moshën 80-vjeçare, tha nipi i saj, Brian Seaver, në një video të ndarë në llogaritë e saj në mediat sociale të martën.

Muzikantja ishte më e njohur për hitet e saj që përcaktojnë zhanrin, duke përfshirë “9 To 5”, “I Will Always Love You” dhe “Jolene”.

Në videon e ndarë në Instagram dhe X, nipi i Parton tha se “emri im është Brian Seaver, djali i Cassie Parton, dhe unë përfaqësoj familjen Parton dhe Owens sot duke njoftuar ndarjen nga jeta të tezes sime, Dolly Rebecca Parton Dean”.

Ai shtoi se “ky njoftim me video është diçka që Dolly ma kërkoi vite më parë, përpara se ta përvetësoja plotësisht si një realitet të ardhshëm. Si kreu i saj i sigurisë për më shumë se dy dekada, një rol që e mbajti babai im Larry para meje, e kam imagjinuar peshën e këtij momenti, por nuk e kam ndjerë vërtet deri më tani”.

Seaver shtoi se “është një nder, një nder që është i përzier me krenari absolute dhe trishtim të madh. Por trishtimi është me ne, jo me Dollin”.

“Dolli ka jetuar në dritë dhe është në krahët e Jezusit, me siguri e ka takuar Karli, prindërit e saj dhe të tjerë të panumërt që e kanë vëzhguar dhe kanë dëshiruar ta takojnë në qiell”, theksoi ai./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.