Natalie Portman bëhet nënë për herë të tretë

Natalie Portman është bërë nënë për herë të tretë. Aktorja hollivudiane ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Tanguy Destable, sipas fotografive të publikuara nga Page Six.
Në fotot e siguruara nga media amerikane, Portman dhe Destable shihen duke shëtitur në rrugët e Parisit, ndërsa muzikanti mban të porsalindurin në një mbajtëse për bebe të vendosur në gjoks.

Portman, 45 vjeçe, dhe Destable, 46 vjeç, kanë qenë mjaft të rezervuar për lidhjen e tyre, e cila u bë publike pasi dyshja u fotografua së bashku në Paris në mars të vitit 2025.
Aktorja konfirmoi shtatzëninë në prill të këtij viti, duke treguar se ajo dhe partneri i saj ishin shumë të emocionuar për ardhjen e fëmijës.
“Unë dhe Tanguy jemi shumë të emocionuar”, u shpreh Portman në një intervistë për Harper’s Bazaar, duke shtuar se kjo ishte “ndoshta hera e fundit” që ajo do të përjetonte një shtatzëni.
Ajo foli gjithashtu për qetësinë që po përjetonte gjatë kësaj shtatzënie.
“Ka një qetësi këtë herë dhe një njohje më të mirë të vetes: kë dua të kem pranë dhe çfarë lloj energjie dua rreth meje. Kjo e bën përvojën kaq të bukur çdo ditë”, tha aktorja.
Fëmija i sapoardhur në jetë është fëmija i tretë i Portman. Ajo është tashmë nënë e dy fëmijëve, djalit Aleph dhe vajzës Amalia, nga martesa e saj me koreografin dhe regjisorin Benjamin Millepied.
Portman dhe Millepied u martuan në vitin 2012 dhe u ndanë në vitin 2023. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2024, ndërsa dyshja kanë vazhduar të bashkëprindërojnë fëmijët e tyre.
Portman dhe Destable kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, muajt e fundit ata janë parë në disa raste së bashku në Paris.
Destable, i njohur artistikisht si Tepr, është muzikant dhe më herët ka qenë në një lidhje me aktoren franceze Louise Bourgoin, me të cilën ka dy djem.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.