Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.81 ▼16.06%
ARI 4,861 ▲3.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,826 ▲ +4.84% ETH $2,249 ▲ +7.11% XRP $1.3831 ▲ +5.8% SOL $84.6200 ▲ +6.43%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.81 ▼16.06 % ARI 4,861 ▲3.77 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.81 ▼16.06 % ARI 4,861 ▲3.77 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ndalohet kreu i hipotekës në Shkodër, shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë

Ndalohet me urdhër të prokurorisë kreu i hipotekës së Shkodrës, Shkëlzen berisha, në akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kallëzimit të rremë.

Sipas prokurorisë, dyshoet se Berisha dhe dy zyrtarë të tjerët të hipotekës kanë regjistruar një pasuri në pronësi të shtetit, me sipërfaqe 8 mijë m2, në Theth, në emër të një personi që nuk ka aplikuar për regjistrim prone.

Por në fakt ka qënë vetë Berisha që ka bërë denoncimin se ka konstatuar shkelje ligjore të topografit Spartak Haxhija dhe juristit Taulant Bejko, në regjistrimin e kësaj prone. Por nga hetimet rezultoi se në dijeni të saj ishte dhe vetë Berisha. Pas praktikës së sekuestruar në hipotekën e qytetit, rezulton se prona 8000 m2 i është njohur shtetasit GJ.L nga zona e Thethit. Ndërkohë, në hetim rezultoi se shtetasi GJ.L. nuk ka bërë asnjë aplikim për njohjen e asaj prone në emër të tij. Po ashtu, rezultoi që praktika duket si e aplikuar nga një tjetër shtetas me të njëjtat gjeneralitete, GJ.L., por që jeton në një fshat tjetër.

Për këtë çështje është ndaluar pak ditë më parë topografi Spartak Haxhija, i cili është lënë në detyrim paraqitje, dhe juristi Taulant Bejko, në arrest me burg.

Ndaj Shkëlzen Berishës, prokuroria ka krijuar dyshimet se ka ”shpërdoruar detyrën”, si edhe ka bërë ”kallëzim të rremë”, pasi e ka njoftuar faktin e paligjshmërisë sapo ka krijuar dyshimet e tij se mund të mbante përgjegjësi penale për regjistrimin e paligjshëm të pronës në Theth.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.