Kronika
Ndalohet punonjësi i OSHEE, akuzohet për shpërdorim detyre
Policia e Tiranës ka ndaluar një punonjës të OSHEE, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
Sipas policisë Altin Zenuni, 44 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës në O.SH.E.E. dyshohet të ketë kryer veprat penale të “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv ndaj punonjësve që kryejne një detyrë publike”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, dhe “Korrupsionit pasiv ndaj punonjësve që kryejnë një detyrë”, parashikuar nga Neni 248 dhe 259 i Kodit Penal.