☁️
Tiranë 29°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,496 ▼ -1.06% ETH $2,580 ▼ -2.41% XRP $1.3811 ▼ -3.64% SOL $108.5900 ▼ -2.94%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Politika

Ndarja e vendit në 46 bashki votohet më 8 tetor në Parlament

2 javë do të zgjasin diskutimet në komisionet parlamentare për draftin e socialistëve për reformën territoriale. Sipas kalendarit që pritet të miratohet nesër në konferencën e kryetarëve parashikohet që votimi në seancë plenare të bëhet më 8 tetor.

Drafti i socialistëve për ta ndarë vendin në 46 bashki dhe jo 61 siç është aktualisht do të votohet në parlament më 8 tetor.

Procedura parlamentare parashikon që kalendari i shqyrtimit në komisionin e ligjeve të miratohet fillimisht të hënën në konferencën e kryetarëve dhe më pas të diskutohet në këtë komision.

Gjithçka do të përmbyllet brenda dy javëve, ku më 23 shtator do të bëhet prezantimi në parim i draftit më pas më 28 shtator brenda 1 dite do të zhvillohen seanca dëgjimore me këshillin e ministrave, shoqatën kombëtare të bashkive të Shqipërisë, shoqatën e të zgjedhurve vendor dhe ekspert të qeverisjes vendore.

Më 2 tetor në komisionin e ligjeve do të prezantohen gjetjet e konsultimit publik të bërë nga komisioni i posaçëm i reformës administrativo-territoriale ndërsa më 5 tetor shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi në këtë komisioni që i hap rrugës kalimit në seancë plenare më 8 tetor, ku mazhorancës socialiste i duhen 84 vota për ta miratuar.

Propozimi i Partisë Socialiste redukton bashkitë nga 61 aktualisht në 46, duke shkrirë Rrogozhinën, Dimalin, Poliçanin, Patosin, Divjakën, Selenicën, Fushë-Arrëzin, Klosin, Maliqin, Këlcyrën, Memaliajn, Libohovën, Cërrikun, Belshin dhe Përrenjasin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.