☁️
Tiranë 29°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,496 ▼ -1.06% ETH $2,580 ▼ -2.41% XRP $1.3811 ▼ -3.64% SOL $108.5900 ▼ -2.94%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Krijimi i shoqatave lokale për mbrojtjen e territorit dhe një fond për mbështetjen e tyre është një nga nismat e prezantuara nga kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”, ku diskutoi për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e natyrës.

Sipas Ramës, shoqatat do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Mjedisit për të evidentuar dhe sinjalizuar në kohë problematika si mbetjet, pastrimi i pyjeve, rreziku nga zjarret, ndërtimet pa leje dhe prerjet e paligjshme.

“Të bëjmë partneritet mes Ministrisë së Mjedisit dhe një komuniteti që krijon një shoqatë, një këshill të përbashkët dhe që merr përsipër të bëjë disa gjëra më shumë. Secili ka punën e vet por së bashku në një territor të caktuar, dhe kujdesen për të duke lajmëruar në kohë kur ka një problem të pastrimit të pyllit që e bën më vulnerabël ndaj zjarrit, kur ka nevojë për pastrim të një sasie të caktuar mbetjesh, kur ka nevojë për të ndaluar zhvillime pa leje e prerje të paligjshme. Ne kemi filluar të ftojmë komunitetit që kushdo të krijojë një shoqatë për mbrojtjen e territorit që merr përsipër, të lidhet me Ministrinë e Mjedisit. Do mundohemi të krijojmë një fond për ta mbështetur këtë iniciativë pa qëllim fitimi. Ky është vullnetarizëm sepse së bashku mbrojmë produktin e madh”, tha Rama.

Nisma synon që komunitetet lokale të kenë një rol më të drejtpërdrejtë në ruajtjen e natyrës dhe në mbrojtjen e territoreve dhe për të minimizuar dëmet e fatkeqësive natyrore. Rama e mori si shembull Lumin e Shalës, duke e cilësuar atë një aset të rëndësishëm turistik që duhet mbrojtur nga dëmtimi i mjedisit.

“Lumi i Shalës është një brand dhe duhet mbrojtur. Nëse ai prishet të gjithë që punojnë prej tij lëndohen. Ai brand duhet mbrojtur me të gjithë komponentntet, duke nisur nga paprekshmëria e natyrës, higjiena, mënyra se si ndërtohet, deri te pastrimi i pyjeve për mbrojtjen nga zjarret. Është fatkeqësi e madhe që pasuri të tilla të dëmtohen nga zjarret për shkak se nuk jemi mjaftueshëm të organizuar. Një zjarr që bie nuk mund ta ndalosh gjithmonë, por mund t’i minimizosh pasojat”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.