⛅
Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,030 ▲ +0.57% ETH $2,248 ▲ +1.09% XRP $1.1636 ▼ -3.07% SOL $90.1400 ▲ +0.84%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Filipçe nga Struga: “Në Maqedoni është bërë e pamundur të jetosh” — shporta me qira arrin 90 mijë denarë

Kryetari i SDSM-së Venko Filipçe akuzoi sot nga Struga qeverinë e Hristijan Mickoskit për rritjen marramendëse të çmimeve dhe për menaxhimin katastrofik të ekonomisë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (SDSM), Venko Filipçe, ka deklaruar sot gjatë vizitës së tij në Strugë se në Maqedoninë e Veriut është bërë e pamundur të jetosh, për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe menaxhimit katastrofik ekonomik të qeverisë së kryeministrit Hristijan Mickoski. Qytetarët që ai takoi ndanë me të problemet e përditshmërisë: standardin e jetesës, financat familjare dhe shtrenjtimin e vazhdueshëm të çmimeve.

“Shporta konsumatore sindikale u rrit me afro 1.000 denarë për vetëm një muaj, dhe me qiranë e një banese mesatare apo një këst kredie banesore arrin në afër 90 mijë denarë. Në Maqedoni është bërë e pamundur të jetosh me qeverinë kriminale të udhëhequr nga Hristijan Mickoski”, tha Filipçe, duke paralajmëruar se kriza ekonomike dhe financiare, e shkaktuar nga keqqeverisja, do të thellohet edhe më tej.

Si një nga treguesit më të qartë të gjendjes së ekonomisë, Filipçe theksoi investimet e huaja: në tremujorin e fundit të publikuar të vitit 2026 janë regjistruar vetëm 18 milionë euro investime të huaja, krahasuar me 250 milionë euro në kohën e qeverive të SDSM-së. “Ky është një nga treguesit më të qartë se shteti po fundoset ekonomikisht”, deklaroi ai.

Barrë shtesë për qytetarët, sipas tij, është edhe kredia e paralajmëruar e re prej 1,3 miliardë eurosh, të cilën do ta shlyejnë gjeneratat e ardhshme. Borxhet e reja, tha ai, përdoren për të mbuluar shpenzimet aktuale dhe pagat, jo për projekte zhvillimore që do të krijonin rritje ekonomike. Filipçe i bëri thirrje qeverisë të mbështesë propozimin e SDSM-së për pagën minimale prej 600 eurosh, si dhe subvencionimin e kontributeve për kompanitë private, në mënyrë që rritja të mos jetë barrë shtesë për to.

Në planin e politikës së jashtme, Filipçe vuri në dukje se Mickoski nuk figuron në listën e publikuar të shtetarëve dhe zyrtarëve që do të takohen me presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa një delegacion i madh prej mbi 50 vetash po viziton SHBA-të — dhe qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush paguan kostot e larta të udhëtimit. Sipas tij, administrata amerikane e di mirë se Mickoski drejton një qeveri që sjell para kineze në vend, në kundërshtim me interesat e përbashkëta me partnerin strategjik Shtetet e Bashkuara; qeveria minon demokracinë dhe vendos kontroll mbi mediat përmes lidhjeve ruso-serbe.

Një tregues i marrëdhënieve të dëmtuara, shtoi ai, është se për herë të parë që nga pavarësia, Amerika ka reduktuar ndihmën ushtarake për vendin.

Burimi: Faktor

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.