Ndërhyrja ruse, Trump: Hetimi do të trajtohet ndershmërisht
Në një intervistë për Nju Jork Times, Trump mohoi që të ketë pasur bashkëpunim të fushatës së tij me zyrtarë rusë, ndërsa shtoi se nuk e di sa do të zgjasë hetimi, që sipas tij dëmton reputacionin e SHBA. Duke folur nga klubi i tij i golfit në Florida, ku po kalon pushimet e fundvitit, Trump tha se porsi i jep të drejtën që të nisë apo ti japë fund çdo hetimi të departamentit të Drejtësisë.
“Por meqë mendoj se do të trajtohem me drejtësi, nuk janë përfshirë aspak me çështjen në fjalë”, shtoi presidenti. I pyetur në vecanti për prokurorin special Mueller, Trump i mëshoi qëndrimit se beson që ai do të tregohet i drejtë dhe i ndershëm.
Ish kreu i FBI-së Robert Mueller u zgjidh të drejtojë hetimit pasi agjencitë amerikane të inteligjencës thanë se Moska tentoi të ndikojë tek zgjedhjet në favor të Trump, akuzë e mohuar nga presidenti amerikan dhe nga Rusia.