🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.56 ▲1.04%
ARI 4,140 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,677 ▼ -1.08% ETH $2,398 ▼ -1.07% XRP $1.3018 ▼ -0.69% SOL $104.5900 ▼ -0.64%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.56 ▲1.04 % ARI 4,140 ▼0.49 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.56 ▲1.04 % ARI 4,140 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

Ndërprerja e “Google Cloud” shkakton probleme në shërbimet bankare në Evropë

LONDËR, 20 tetor /ATSH-DPA/- Një defekt i madh në shërbimet “Google Cloud” në Britani të Madhe shkaktoi sot probleme teknike në disa vende të Evropës, duke prekur klientët e bankave dhe përdoruesit e shërbimeve të tjera online, njoftuan “Google” dhe përdoruesit e prekur.

Problemi preku infrastrukturën teknologjike të “Google” në rajonin e Londrës, duke shkaktuar vështirësi edhe jashtë kufijve të Britanisë së Madhe.

Ndër shërbimet e prekura ishin pagesat digjitale dhe shërbimet e llogarive bankare, përfshirë ato të bankave digjitale “Revolut” dhe ING.

Përdorues në disa vende evropiane raportuan se për një periudhë të caktuar nuk mund të hynin normalisht në aplikacionet bankare ose të kryenin transaksione.

Probleme u shfaqën edhe në shumë faqe interneti dhe aplikacione biznesi që përdorin infrastrukturën kompjuterike të “Google Cloud”.

“Google” konfirmoi problemet teknike në faqen e tij zyrtare të statusit të shërbimeve dhe bëri të ditur se po punonte për zgjidhjen e tyre sa më shpejt të ishte e mundur.

Kompania tha se po analizonte ende përmasat e plota të ndikimit në nivel ndërkombëtar, si dhe shkakun e defektit në zonën e qendrave të të dhënave të “Google” në Londër. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.