Kronika

Ndërron jetë deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli është ndarë nga jeta në mënryë të parakohshme. Ai vuante nga pankreasi akut. Mësohet se deputeti i Lezhës ka ndërruar jetë në një spital në Itali.

Deputeti i Lezhës mësohet se ka ndërruar jetë per shkak te problemeve shendetesore në një spital në Itali, ku ishte dërguar me urgjencë për mjekim në fund të marsit të këtij viti.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të LSI-së nga koalicioni me PD-në, ai i dha votën Berishës për të mbajtur qeverinë. Si shpërblim Berisha e futi në listat e PD-së ne zgjedhjet e vitit 2013. Pas marrjes së mandatit të deputetit nga PD, Kadeli u largua drejt LSI-së.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button