Te ndryshme

Rrëfimet e një trafikanti qeniesh njerëzore

Biznesi i miliardave me emigrantët ilegalë, si çdo biznes tjetër të paligjshëm ka hijet e veta. Si funksionon, cilat janë pikat më të lakuara për të nisur refugjatët nga brigjet afrikane drejt atyre italiane, si mund të arrihet më lehtë në Europë, cilët janë trafikantët më të suksesshëm, sa fitohet nga ky biznes etj. Ka pra shumë arsye përse duhet të lexohet libri i një kriminologu dhe një gazetari italian, bazuar në eksperienca të vërteta njerëzore 

Duhet të ndahesh, siç thonë autorët e librit “Rrëfimet e një trafikanti qeniesh njerëzore” (që u botua në vitin 2014 në italisht e që tashmë ka njohur botimin edhe në gjuhë të tjera të mëdha europiane), nga imazhi që ke në kokë, se për këto lloj trafikantësh bëhet fjalë për “ca kontrabandistë të vegjël”.

Në fakt, dhe në të vërtetë bëhet fjalë për një sektor shumë joshës e fitimprurës. “Biznesi juaj bazohet në besim dhe në fjalën e dhënë. Dhe strukturohet nga e para në mënyrë rrufe: nëse një rrjet bie, me shpejtësinë e erës ngrihet një i ri”.

Për shembull, është rasti i Aleksandërit, kapitenit, i lindur në vitin 1971 në Siberi. Ai u rekrutua nëpërmjet internetit. Ai nuk di gjë për punëdhënësit e tij, ndërsa ata dinë çdo gjë për të. Kështu pra, ky është edhe principi në këtë lloj biznesi: ata që tërheqin fijet e tij mbesin gjithnjë në hije. Ata kujdesen që të mos mbesë asgjë pas.

Pas muajsh pritjeje ( pasi ndërkaq janë mbytur 120 refugjatë, policia ka përforcuar kontrollet), Aleksandri drejton një motobarkë me 31 të rinj nga Afganistani dhe Iraku drejt Pulias. Ai në fund të historisë do të arrestohet dhe duhet të kalojë katër vite e tetë muaj në burg.

“Kapitenët”, siç mësohet në këtë libër, janë peshqit e vegjël, që u hidhen në pjatë hetuesve shtetërorë. Çfarë tjetër? Valët e refugjatëve nga Siria, kurdët, afganët dhe pakistanezët, të gjithë këta nisen nga jugu i Turqisë. Dhe se në Stamboll ka disa organizata që janë të specializuara në trafikimin e qenieve njerëzore.

“Rrëfimet e një trafikanti njerëzor” të Andrea di Nicolas dhe Giampaolo Musumeci, na japin informacione edhe mbi atë se cilat janë vendet më të preferuara të nisjes për në Itali (për momentin vetë adresa ku është shkruar ky libër) që ndodhen jo në Libi, por në Tunizi, dhe që më konkretisht janë Sfaks, Kerkena, Zarzis dhe Xherba.

Me ç’shihet, të dy autorët paraqesin në këtë vepër rolin e propagandistit, të kapitenëve dhe të koordinatorëve. Dhe çfarë po bën realisht policia? Për këtë, një “kapiten” thotë: “Ata tekefundit kanë gjithashtu një familje, apo? Ata kanë frikë. Pas pune i pret një fundjavë dhe nuk duan të hanë ndonjë thikë mes brinjëve. Apo të marrin ndonjë kërcënim për gruan. Unë jam këtu dikushi, e kaq ju e keni kuptuar ndërkohë, apo jo?”

“Rrëfimet e një trafikanti njerëzor”, na paraqiten kësisoj si një sqarim, një iluminim i domosdoshëm. Edhe sepse më në fund na e bën të qartë se nuk ka vetëm Lampedusa.

“Nëse lexon gazetat, thuajse mund të besosh se refugjatët ilegalë vijnë në Itali e Europë, vetëm nëpërmjet këtij ishulli. Por kjo nuk qëndron: vetëm sa e pengon mediatizimin e problemit, që na e heq vëmendjen nga ajo që është më e qenësishme, se ne po e kuptojmë fenomenin në përgjithshmërinë e tij”.

Këtë përgjithshmëri duket se di Nicola dhe Musumeci ia kanë dalë ta nxjerrin në pah. Ata tregojnë ndër të tjera se sa të rafinuar janë kontrabandistët jugamerikanë: vijnë atje në grupe turistësh për shtatë ditë në Europë. Hotelet në Bolonja, Romë dhe Firence paguhen në avancë, fluturimi drejt Milanos, si dhe kthimi për në Asunción  (kryeqyteti i Paraguait), janë prenotuar.

Deri këtu, çdo gjë është në rregull. Po ku qëndron problemi atëherë? Epo ja, prenotohen përveç saj për të njëjtën kohë, një fluturim i thjeshtë nga Italia në Spanjë. “Kush i lë pas një herë kontrollet në kufirin italian, mund të lëvizë pastaj lirisht në 26 vende të Shengenit”

Por edhe më të rafinuar sesa kontrabandistët amrikanojugorë, duket se janë kinezët. Për veprat e tyre lexohet shumë pak në media, thuajse nuk ka aspak zhurmë. E pikërisht kjo, e bën këtë libër ndoshta edhe arsyen më të mirë për ta lexuar.

Marrë nga “Huffington Post”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button